EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Zëvendësministri Shabani në takim me një delegacion nga SHBA: mbetemi fuqimisht të përkushtuar ndaj lidhjes transatlantike që garanton sigurinë tonë kolektive

Zëvendësministri Shabani në takim me një delegacion nga SHBA: mbetemi fuqimisht të përkushtuar ndaj lidhjes transatlantike që garanton sigurinë tonë kolektive

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani, sot (09 shtator) në Klubin e Deputetëve u takua me një delegacion nga Kongresi Amerikan dhe Këshilli Atlantik, i cili po qëndron për një vizitë studimore dyditore në vendin tonë

Në takimin me anëtarët e shërbimeve profesionale të Kongresit Amerikan dhe përfaqësuesit e Këshillit Atlantik, zëvendësministri theksoi se vendi tregon vazhdimisht një përkushtim të fortë ndaj aktiviteteve për forcimin e mbrojtjes kolektive. Shabani porositi se „një dëshmi e pakontestueshme e kontributit maqedonas për një mbrojtje kolektive më të fortë është ndarja e mbi 4 për qind të PBB-së për mbrojtjen, aktivitetet dhe projektet që lidhen me mbrojtjen këtë vit“, gjë që është një arritje e jashtëzakonshme në një afat shumë të shkurtër.

Zëvendësministri iu referua edhe procesit të modernizimit, i cili po zhvillohet sipas planeve. „Armata në arsenalin e saj tashmë zotëron të gjitha automjetet e parashikuara të blinduara të lehta JLTV, si dhe automjetet e blinduara Stryker – pajisje këto të prodhimit amerikan, me të cilat kemi forcuar gatishmërinë luftarake të Armatës, por edhe sigurinë e mbarë Aleancës“, theksoi ai.

Në kuadër të takimit u bisedua për drejtimet kryesore të zhvillimit të mbrojtjes dhe Armatës, si dhe u diskutua për zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe ndikimin e tyre në sigurinë e rajonit.

Takimi organizohet në kuadër të iniciativës „Balkans Forward“ të Qendrës Evropiane të Këshillit Atlantik, në kuadër të së cilës anëtarët e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve njihen nga afër me aktivitetet në vendet e rajonit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si një mënyrë për zhvillimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Accessibility Menu