: Elizabeta Çupovska Ristova
Sekretar shtetëror në Ministria e mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Sekretar shtetëror në Ministria e mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Çupovska Ristova ka lindur në Veles, ku ka kryer arsimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 2006 u diplomua në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodi” në Shkup, në Fakultetin Ekonomik.
Çupovska Ristova e filloi karrierën e saj në vitin 2006 në Ministrinë e Financave, ku punoi në fushën e kontrollit të brendshëm financiar publik. Në vitin 2014 emërohet shefe departamenti – kryeinspektore në Ministrinë e Financave, me përgjegjësitë e inspektimit të menaxhimit të fondeve publike.
Ajo punon në Ministrinë e Mbrojtjes që nga tetori i vitit 2015, kur u emërua sekretare shtetërore, detyrë të cilën e mbajti deri në qershor 2017. Në periudhën 2017-2024, ajo vazhdon karrierën e saj të punës në ministri, si udhëheqëse sektori. Në korrik 2024, ajo emërohet sërish sekretare shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes.
Në karrierën e saj të punës, ajo ka marrë pjesë në konferenca të shumta ndërkombëtare në fushën e financave publike, si dhe në fushën e planifikimit të mbrojtjes, industrisë ushtarake, logjistikës dhe buxhetimit. Ajo ka punuar si trajnere për projekte ndërkombëtare në fushën e planifikimit të buxhetit dhe prokurimit publik.
E flet në mënyrë aktive gjuhën angleze dhe e njeh mirë gjermanishten.
Kontakt:
tel: +3892 328 20 09
email: elizabeta.cupovska@mod.gov.mk
Lista anketuese: https://registar.dksk.mk/appointed-person/23157