EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kompetencat e Ministrisë së Mbrojtjes

PËRMBLEDHJE E SHKURTË INFORMATASH PËR PËRGJEGJËSITË E SEKTORËVE NË MINISTRINË E MBROJTJES

SEKTORI PËR MBËSHTETJE

Sektori i kryen punët që kanë të bëjnë me mbështetjen profesionale dhe këshilldhënëse të për ministrin e mbrojtjes, zëvendësministrin dhe sekretarin shtetëror, ofron analiza profesionale dhe propozime për planin e punës së sektorit dhe dhe të Ministrisë, lëshon njoftime dhe jep mendime për materialet e njësive organizative në kuadër të Ministrisë të cilat përgatiten për dorëzim deri te Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, deri te komisionet përkatëse, si dhe deri në Qeveri për seancat qeveritare të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut; realizon implementimin e aktiviteteve në përputhje me planet dhe programet për punën e sektorit, duke ndërmarrë edhe aktivitete gjatë grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave; përgatitë mendime sipas materialeve të marra nga Sekretariati i Përgjithshëm, nga komisionet dhe seancat e Qeverisë, si dhe kryen detyra administrative për punët gjegjëse të ministrit, zëvendësministrit dhe sekretarit shtetëror; kryen organizimin e detyrave planifikuese dhe organizuese për punët protokollare për nevojat e ministrit, zëvendësministrit, sekretarit shtetëror, si dhe bën përkthimin dhe lektorimin e dokumenteve dhe materialeve për nevojat e njësive organizative të Ministrisë.

SEKTORI PËR AUDITIM TË BRENDSHËM

Sektori për Auditim të Brendshëm kryen punët që lidhen me vlerësimin e përputhshmërisë së punës së Ministrisë në përputhje me ligjet, aktet nënligjore dhe kontratat, si dhe bën vlerësimin e plotë të funksionimit të sistemit të kontrollit të brendshëm, duke përfshirë këtu edhe nevojat për realizimin e auditimit në bazë të parimeve të të njejtit për menaxhim me rrezikun; vendos parime për gjithpërfshirjen e auditimit dhe zhvillon plane auditimi në nivel strategjik, afatgjate dhe vjetore të cilat duhet të miratohen nga ana e ministrit; bën kontrollin e saktësisë, tërësisë dhe ligjshmërisë së evidencës kontabilistike dhe raporteve financiare të Ministrisë, koordinimin e aktiviteteve të auditimit, si dhe kryen kontrolle të plota ndaj punës së sistemeve teknologjiko-informative.

SEKTORI PËR INSPEKTIM

Sektori për Inspektim në Mbrojtje kryen mbikëqyrje inspektuese të zbatimit të ligjshmërisë në punën e Ministrisë, Shtabit të Përgjithshëm dhe Armatës, ndërsa sipas përmbajtjeve të caktuara në interes për mbrojtjen kryen mbikëqyrje inspektuese edhe në organet e pushtetit shtetëror, vetëqeverisjen lokale, organizatat dhe shoqëritë tregtare, ndërmarrjet publike, institucionet dhe shërbimet me rëndësi për mbrojtjen, në përputhje me ligjin dhe Rregulloren për mbikëqyrjen e inspektimit në fushën e mbrojtjes, gjegjësisht realizimin e mbikqyrjes inspektoriale në të gjitha fushat dhe përmbajtjet e punës.

NJËSIA – NËNREGJISTRI PËR INFORMATA TË KLASIFIKUARA

Kjo njësi kryen punë dhe detyra në lidhje me planifikimin dhe orientimin e punës në lidhje me pranimin, evidencën, përpunimin profesional, desiminacionin dhe dërgimin e informative të klasifikura konfidenciale deri te përdoruesit përfundimtar, në përputhje me parimin “duhet të dijë”, kontrollë për mënyrën e përdorimit, ruajtjen dhe mbrojtjen e informatave konfidenciale ndërkombëtare; zgjedhja e materialit dokumentar, arkivim dhe asgjësim të informatave konfidenciale ndërkombëtare; mbajtjen e evidencës dhe azhurimin e numrit të certifikatave të lëshuara të sigurisë për qasje deri te informatat konfidenciale ndërkombëtare; përpunimin e proceduarave operative të sigurisë për punë me informata konfidenciale ndërkombëtare; pjesëmarrje në përpunimin dhe zbatimin e aranzhmaneve të sigurisë që kanë të bëjnë me akreditimin e sistemeve, makina dhe pajisje për të cilat përdoren apo përpunohen informatat konfidenciale ndërkombëtare; oforn ndihme profesionale dhe informim për personelin rreth të drejtave dhe obligimeve të tyre gjatë përdorimit të informative konfidenciale ndërkombetare.

DREJTORIA E SIGURISË DHE INTELEGJENCËS SË MBROJTJES

Kjo drejtori e ka rolin e zbatimit të ingerencave esenciale të Ministrisë që kanë të bëjnë me sigurinë, intelegjencën dhe kundërzbulimin për nevojat e mbrojtjes, të cilat realizohen përmes detyrave vijuese:

– Intelegjencës për nevojat e mbrojtjes
– Kundërzbulimit për nevojat e mbrojtjes
– Parandalimit dhe zbulimit të veprave penale në përputhje me Ligjin e Mbrojtjes
– Mbrojtjes nga rreziqet dhe kërcënimet ndaj sigurisë së personelit, materialeve dhe pronës dhe të funksionimit të sistemit të mbrojtjes
– Sigurisë fizike dhe kontrolleve
– Sigurisë kibernetike dhe forenzikës
– Аnalizës së informatave, kërcënimeve kibernetike dhe rreziqeve të tjera të aspektit të mbrojtjes
– Planifikimit dhe menaxhimit të resurseve për nevoajt e Drejtorisë
– Kontrollit të brendshëm
Funksionet e Drejtorisë së Sigurisë dhe Zbulimit të Mbrojtjes realizohen përmes:

  • Sektorit të Zbulimit
  • Sektorit të Sigurisë dhe Kundërzbulimit
  • Sektorit të Analitikës
  • Sektorit të Menaxhimit të Resurseve, Informatave dhe Bashkëpunimit

DREJTORIA PËR MENAXHIMIN ME BURIME NJERËZORE, ARSIM DHE TRAJNIM

Drejtoria për Menaxhim me Burime Njerëzore, Arsim dhe Trajnim ka funksionin e mbështetjes dhe funksionin e kreatores se politikave të cilat realizohen përmes detyrave vijuese:
– krijimit të strategjive, politikave, programeve, planeve dhe analizave për menaxhimin me resurse njerëzore, arsimit dhe trajnimeve,
– planifikimit financiar, programimit, buxhetimit dhe ndjekjen e dokumenteve në fushën e resurseve njerëzore, arsimit dhe trajnimit,
– përpunimit të analizave funksionale të Ministrisë,
– organizimit të sistemit për menaxhim me resurse njerëzore, arsim dhe trajnim,
– përpunimit të akteve juridike normative nënligjore dhe akte për rregullimin e të drejtave dhe obligimeve të dala nga marrëdhënia e punës,
– planifikimit dhe përmbushjes së personelit, menaxhimit me zhvillimit të karrierës së personelit të mbrojtjes,
– mbajtjes dhe stimulimit të personelit, kujdesit ndaj të punësuarve dhe shëndetit të tyre mendor, si dhe tranzicionit të personelit,
– avancimit të shkathtësive gjuhësore në përputhje me STANAG 6001,
– organizimit të trajnimeve të specializuara,
– organizimit të trajnimeve paradërguese për standardizim dhe rikonstruim,
– planifikimit, organizimit dhe realizimit të trajnimeve individuale në fushën e mbrojtjes,
– zhvillimit të shkathtësive të komunikimit të personelit për marrdhënie me publikun, me anë të planifikimit dhe realizimit të media trajnimeve, dhe
– mbështetjes së trajnimeve të marrëdhënieve me publikun, komunikimit strategjik dhe ballafaqimit me dezinformata (kombëtare dhe ndërkombëtare).
Funksionet e Drejtorisë për Menaxhim me Resurse Njerëzore, Arsim dhe Trajnim realizohen përmes:

  • Sektori për Burime Njerëzore

Sektori i Burimeve Njerëzore i realizon punët që kanë të bëjnë me krijimin e strategjive, politikave, programeve, planave dhe analizave për menaxhimin me burimet njerëzore; zbatimin e planifikimit financiar, programimin, buxhetimin dhe ndjekjen e dokumenteve në sferën e burimeve njerëzore; zbatimin dhe përpilimin e analizës funksionale të Ministrisë; përpilimin e rregullores për organizim të brendshëm dhe rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në Ministri; organizimin e sistemit të menaxhimit me burime njerëzore përmes përpilimit të akteve nënligjore normative dhe juridike si dhe akteve për rregullimin e të drejtave dhe obligimeve që dalin nga marrëdhënia e punës për të gjitha kategoritë e personelit në mbrojtje; planifikimit, përmbushjen e numrit të personelit në vend dhe jashtë vendit, si dhe menaxhim me zhvillimin dhe karrierën e personelit në mbrojtje; kujdesin për standardin, shëndetin dhe kushtet e punës, zbatimin e procedurave për pranim dhe udhëheqjen në karrierë e të punësuarve në mbrojtje; ndjekjen e efektit të të punësuarve në Ministri; tranzicionin e personelit për jetë civile; evidenca dhe baza të të dhënave për të gjitha katogoritë e personelit në Ministri; përpilimin e materialit analitik dhe analizave në sferën e burimeve njerëzore

  • Sektori për Arsim dhe Trajnim

Sektori për Arsim dhe Trajnim kryen punë që kanë të bëjnë me krijimin e strategjive, politikave, programeve, planeve dhe përgaditjes së raporteve dhe analizave në fushën e arsimit dhe trajnimit në Ministri dhe në Armatë; miratimin dhe azhurimin e Strategjisë së Arsimit dhe Trajnimit në Mbrojtje; planifikimin financiar, programimin, buxhetimin, dhe ndjekjen e dokumenteve në fushën e arsimit dhe trajnimit; organizimin e trajnimeve të specializuara, avancimin e shkathtësive gjuhësore në përputhje me STANAG 6001; pnanifikimin, organizimin dhe realizimin e trajnimeve individuale në fushën e mbrojtjes në vend dhe jashtë vendit për të gjithë të punësuarit në Ministri dhe në Armatë; pjesëmarrja në koordinim, ndjekje dhe implementim të shkathtësive dhe qëllimeve të NATO-s; S 1106-Trajnim të personelit për stabilizim dhe rikonstruim dhe S5202- Shkathtësi e shpërndarë për mbështetjen dhe koordinimin të SIR; përpilimin e planit vjetor për shkollim, trajnim, avancim dhe shkathtësim profesional dhe specializime; komunikim me institucionet e arsimit të lartë në drejtim të vendosjes së bashkëpunimit dhe zhvillimit të arsimit dhe trajnimit; koordinimin e procedurës për realiziimit të trajnimit të kandidatëve për pjesëmarrje në kurset për nënoficerë dhe për barazi gjinore dhe shërbimëve të tjera në Armatë; përpilimit të materialeve analitike për shkollim në vend dhe jashtë vendit

  • Sektori – Qendra Rajonale për Trajnim të Mediave (PARC)

Sektori – Qendra për Trajnim të Mediave (PARC) i kryen punët që kanë të bëjnë me trajnimet në fushën e marrëdhënieve me publikun, komunikimin strategjik dhe ballafaqimin me dezinformata (kombëtare dhe ndërkombëtare), trajnimet kombëtare që janë të dedikuara për përsonelin që ka të bëjë me marrëdhëniet me publikun nga Ministria e Mbrojtjes dhe Armata si dhe nga institucionet tjera qeveritare; realizimin e trajnimeve ndërkombëtare që i dedikohen personelit të marrëdhënieve me publikun nga vendet anëtare të NATO-s, Partneritetit për Paqe, Dialogut të Mesdheut, Nismës së Stambollit për Bashkëpunim dhe partnerëve global të NATO-s; zhvillimin e shkathtësive të komunikimit për personelin e marrëdhënieve me publikun dhe sigurimin e ekspertizës së nevojshme në fushën e marrëdhënieve me publikun me qëllim të shkathtësimit për punë efikase me mediat dhe për zbatimin e një sistemi më efikas për marrëdhëniet me publikun në kohë paqeje, në kohë krize dhe gjatë punës në mjedise shumëkombëshe (misione dhe operacione ndërkombëtare); funksionin e bartësit të funksionit parandalues në kuadër të sistemit të ballafaqimit me dezinformata në Ministri, përmes trajnimeve me qëllim të zhvillimit të njohurimve mediatik, ngritjes së vetëdijes për ndikim të dëmshëm të dezinformatave dhe zhvillimit të kapaciteteve të personelit për detektimin e dezinformatave në drejtim të fuqizimit të rezistencës institucionale të dezinformatave.

DREJTORIA PËR KOMUNIKIM

Drejtoria e Komunikimit kryen funksionin e mbështetjes e cila realizohet përmes detyrave vijuese:
– Organizimit dhe zhvillimit të komunikimeve strategjike, marrëdhënieve me publikun, monitorimin mediatik dhe veprimtarisë botuese të Ministrisë;
– Ruajtjes së nivelit të lartë të transparencës së Ministrisë;
– Zhvillimit dhe funksionalitetin e sistemit për ballafaqim me dezinformata.
Funksioni dhe detyrat e Drejtorisë së Komunikimit realizohen përmes:

  • Sektori për Informim dhe Komunikim

Sektori për Informim dhe Komunikim kryen punë që kanë të bëjnë me komunikimin starategjik të Ministrisë, duke përfshirë këtu edhe marrëdhëniet me publikun, funksionimin operativ të sistemit për ballafaqim me dezinformata në funksionin e tij proaktiv dhe reaktiv, realizimin e analizës së mjedisit të informimit, veprimtarisë së botimit të Ministrisë; avancimin e transparencës active të Ministrisë dhe vizibilitetit të saj, si dhe zhvillimin e komunikimeve interene; ballafaqimin me dezinformata, në funksonin proaktiv dhe reaktiv, ku së bashku me funksionin parandalues që realizohet nga ana e Sektorit – Qendra Rajonale për Marrëdhënie me Publikun, krijojnë një tërësi dhe funksionalitet gjithpërfshirës të këtij sistemi.

  • Sektorit K4 TIK

Sektori K4 TIK kryen punë që kanë të bëjnë me funksionimin e vazhdueshëm dhe të sigurtë të teknologjive të infromimit dhe komunikimit – TIK dhe me sistemet për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes K4 (Komandimit, Kontrollit, Komunikimit dhe Sistemit Kompjuterik); planifikimin dhe pjesëmarrjen në përpilimin e rregullave në fushën e informatikës, telekomunikimeve, menaxhimit frekuentues dhe dokumentacionit të informimit; bashkëpunimin bilateral në kuadër të NATO-s në fushën e informatikës; administrimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e sistemeve operative, data bazave që janë në përdorim në Ministrinë e Mbrojtjes; pjesëmarrjen në stërvitje ushtrake; funksionet dhe detyrat informative, normative, zhvillimore, administrative dhe investive në fushën e telekomunikimeve dhe menaxhimit frekuentues; përpilimit të rregullave, udhëzuesve, programeve mësimore (veprimtarisë botuese); planifikon, organizon dhe realizon kriptombrojtjen për nevojat e Ministrisë, për organet tjera të administratës shtetërore, ndërmarrjeve publike, shërbimet dhe entet shtetërore; realizon bashkëpunim ndërkombëtar; bën përpilimin e planeve vjetore për shenja arkivore për vendosjen e akteve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm të Armatës, plane vjetore për ndërtime arkivore të velrës së përhershme për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Armatë, dhe plane vjetore për materialin e dokumentuar me afate për ruajtjen e të njejtit për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Armatës; bën pranimin, rishikimin, klasifikimin, vulosjen dhe shpërndarjen e akteve nëpër njësitë organizative të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Armatës; rregullimin, arkivimin, kategorizimin dhe përzgjedhjen e dokumenteve dhe akteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Armatës; vendosjen, ruajtjen, mbrojtjen dhe sigurimin e materialit të dokumentuar dhe materialeve arkivore, si dhe shënjimin e materialit që duhet të asgjësohet; planifikimin dhe sigurimin e materialit për zyra për nevojat e njësive organizative të Ministrisë dhe formimin dhe kompletimin e dokumenteve të kontabilitetit për të njejtën; shtypin dhe kopjimin e dokumenteve dhe akteve për njësitë organizative të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Armatës

DREJTORIA PËR PUNË JURIDIKE

Drejtoria për Punë Juridike kryen funksionin e mbështetjes e cila realizohet përmes detyrave vijuese:
– Organizimit dhe zhvillimit të regulativës ligjore dhe nënligjore në fushën e mbrojtjes;
– Bashkrendimit të kornizës ligjore me rregullativën e NATO-s dhe BE-së;
– Koordinimit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve në fushën e mbrojtjes;
– Realizimit të të drejtave të qytetarëve në fushën e mbrojtjes në procedurë administrative;
– Përfaqësimit të interesave të Ministrisë së Mbrojtjes para organeve gjegjëse gjyqësore.
– Kujdesit për Ministrinë e Mbrojtjes në raste të lëndëve penale, në konteste obligativo-kreditore, juridiko-pronësore dhe në konteste të punës.
Funksioni dhe detyrat e Drejtorisë për Punë Juridike realizohen përmes:

  • Sektori për Punë Juridike dhe Administrative

Sektori për Punë Juridike dhe Administrative kryen punë që kanë të bëjnë me: përpilimin e propozimeve për miratimin e ligjeve, drafteve dhe propozim ligjeve nga fusha e mbrojtjes, si dhe dekreteve, vendimeve që Ministria e Mbrojtes i propozon Qeverisë për miratimin e tyre; përpilimin e rregulloreve, udhëzuesve, urdhërave, vendimeve, planeve dhe programeve nën ingerencat e Ministrisë dhe Shtabit të Përgjithshëm të Armatës; dhënien e mendimeve profesionale rreth ligjeve dhe rregullave tjera dhe akteve të përgjithshme kur e njejta kërkohet nga ana e Qeverisë dhe nga ana e organeve tjera të administratës shtetërore, si dhe shërbimeve tjera profesionale të Ministrisë dhe Shtabit të Përgjithshëm të Armatës; punë administrative-juridike që kanë të bëjnë me të drejtat e qytetarëve në fushën e mbrojtjes; përpilimin e vendimeve gjatë procedurës administrative kur është parashtruar aknesë ndaj vendimit të marrë gjatë procedurës administrative të shkallës së parë nga ana e qytetarëve të thirrur të realizojnë të drejta dhe obligime në fushën e mbrojtjes dhe përpilimit të përgjigjeve ndaj padive të kontesteve administrative; dhënien e ndihmës profesionale gjatë procedurës së përgjegjësisë disciplinare dhe përgjegjësisë materiale për të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes; veprimin ndaj propozimeve dhe ankimimeve, si dhe dhënien e përgjigjes ndaj mendimeve pas kërkesave të parashtruara nga ana e Avokatit të Popullit në çështjet administrative-juridike

  • Sektori për Përfaqësim

Sektori për Përfaqësim kryen punë që kanë të bëjnë me: përfaqësim para organeve përgjegjëse gjyqësore, gjegjësisht përfaqësim të interesave të Ministrisë së Mbrojtjes para gjyqeve gjegjëse dhe para organeve tjera që kanë të bëjnë me marrëdhëniet juridiko-pronësore, që dalin nga puna e Ministrisë dhe Armatës; zbatimin e procedurës për lidhjen e marrëveshjeve (zgjidhjen jashtë institucioneve gjyqësore), për dëmshpërblim ndaj dëmeve të bëra ndaj Ministrisë nga persona të tretë; ofrimin e ndihmës profesionale ndaj personave në shërbim të Armatës para gjyqeve të rregullta për procedura kundër tyre që kanë të bëjnë me kryerjen e shërbimit.

DREJTORIA PËR FINANCA

Drejtoria për Financa ka dy funksione, e ato janë funksioni i mbështetjes dhe funksioni i krijimit të politikave të cilat realizohen përmes detyrave vijuese:
– Planifikimit dhe koordinimit buxhetor gjatë miratimit të planeve, programeve dhe buxhetit;
– Shpërndarjes së mjeteve financiare për mbrojtjen në përputhje me buxhetin;
– Ndjekjes dhe analizë të realizimit të buxhetit;
– Kontrollit financiar të dokumentacionit për pagesë në të holla dhe me anë të virmaneve (Еx post);
– Kontrollit financiar të dokumentacionit për pagesë me të holla dhe anë të virmaneve (Еx ante);
– Evidencës së librave amë;
– Pagesave të gatshme në të holla dhe pagesave me mjete të tjera;
– Përllogaritjes dhe pagesës së rrogave dhe shtesave.

  • Sektori për Planifikim dhe Kontroll të Buxhetit

Sektori për Planifikim dhe Kontroll të Buxhetit kryen punë që kanë të bëjnë me: buxhetimin dhe analizën e buxhetit; përcaktimin dhe miratimin e planit financiar të Ministrisë; analizë të realizimit të mjeteve financiare të përcaktuara me buxhet; analizë e gjendjes që kanë të bëjnë me burimet financiare dhe me buxhetimin e Ministrisë, si dhe propozim të zgjidhjeve të mundshme për tejkalimin e problemeve të mundshme; propozim të mënyrave të sigurimit të mjeteve financiare për ralizimin e programeve të miratuara; ndjekjen e gjendjes që ka të bëjë me realizimin e mjeteve financiare të përcaktuara buxhetin e Ministrisë; planifikimin e burimeve materiale dhe atyre financiare; bashkërendimin dhe përpilimin e programeve për alokimin e burimeve të nevojshme materiale dhe financiare dhe buxhetimin e analizën e buxhetit; përpilimin e materialeve analitike me anë të propozimeve për ndryshimin e regulativës ekzistuese ligjore.

  • Sektori për Kontabilitetit dhe Pagesa

Ky sektor i kryen punët që kanë të bëjnë me: realizimin e mjeteve financiare të përcaktuara nga buxheti i Ministrisë dhe plani financiar; udhëheqjen financiare dhe të kontabilitetit material; përllogaritjen dhe pagesën e rrogave dhe shtesave

DREJTORIA PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMËBTAR

  • Sektori për Bashkëpunim Dypalësh dhe Shumëpalësh

Sektori në fjalë i kryen punët që kanë të bëjnë me: planifikimin, udhëheqjen dhe drejtimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes së Ministrisë së Mbrojtjes; zbatimin e politikave dhe punëve juridike të Ministrisë në lidhje me bashkëpunimin shumëpalësh, rajonal dhe dypalësh me NATO-n dhe me vendet partnere; bashkërendimin, koordinimin dhe realizimin e planeve dhe programeve shumëpalëshe, dypalëshe dhe rajonale; aktivitetet për përmbushjen e obligimeve të dala nga marrëveshjet ndërkombëtare nga fusha e mbrojtjes, plane dhe programe që përfshihen nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtarë.

  • Sektori për Diplomaci në Mbrojte, NATO dhe BE

Ky sektor kryen punë që kanë të bëjnë me: sigurimin e standardeve të NATO-s dhe punë rreth përgatitjeve dhe organizimeve që kanë të bëjnë me operacionet dhe me trajnimet nga ana e NATO-s dhe vendeve partnere; koordinim në lidhje me dërgimin e forcave tona paqësore dhe stërvitje ushtarake brenda dhe jashtë vendit; përçimin e informative dhe ndjekjen e punës së atasheve ushtarak të Republikës së Maqedonisë së Veriut për aktivitetet nga bashkëpunimi me vendet e tyre akredituese dhe pranuese, ndekje dhe përçim të informative nga ana e atasheve ushtarak në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe jashtë deri te strutkruat përgjegjëse; sigurim të komunikimit dhe të bashkëpunimit me përfaqësuesit diplomatik dhe ushtarak të vendeve tjera të akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut; kontakte me agjencitë dhe shërbimet relevante

DREJTORIA PËR SHËRBIME, SPORT DHE REKREIM

Drejtoria për Shërbime, Sport dhe Rekreim ka funksion të mbështetjes e cila realizohet përmes detyrave vijuese:
– Оrganizimit dhe realizimit të punës së përgjithshme të Drejtorisë
– Koordinimit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve që janë në interesin e Drejtorisë
Funksionet dhe detyrat e Drejtorisë së Shërbimeve, Sportit dhe Rekreimit realizohen përmes:

  • Sektori për Shërbime

Sektori kryen punë që kanë të bëjnë me planifikimin, organizimin dhe realizimin e të gjitha shërbimeve hotelerike të cilat realizohen si në koordinim me njësitë tjera organizative të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës, ashtu edhe në baza komerciale; planifikimin e projekteve dhe ngjarjeve kulturore; organizimin e manifestimeve; administrimin e nevojave të kantinave të Ministrisë dhe Armatës; organizimin e transportit të të punësuarve dhe delegacioneve, si dhe mirëmbajtjen e parkut të automjeteve të Ministrisë së Mbrojtjes

  • Sektori për Sport dhe Rekreim

Sektori në fjalë i kryen punët që kanë të bëjnë me: organizimin, realizimin dhe mbështetjen e aktiviteteve të cilat janë në funksion të përgatitjes fizike, shëndetit dhe jetës rekreative të të punësuarve në Ministri dhe në Armatë; planifikimin dhe organizimin e aktiviteteve sportive dhe rekreative për të punësuarit; pjesëmarrjen në gara kombëtare dhe ndërkombëtare ushtarake dhe manifestime sportive; zhvillimin e projekteve dhe programeve për sport, për mirëmbajtjen e qendrave rekreative dhe përmirësimit të kushteve të tyre; planifikimin dhe furnizimin e pajisjeve dhe materialeve sportive

  • Muzeu Ushtarak

Muzeu Ushtarak kryen punët që kanë të bëjnë me: mësimin e materies ushtarako-historike; modernizimin e historisë ushtarake si shkencë specifike ushtarake; vendosjen e bashkëpunimit me konzorciumin e historisë ushtarake me vendet anëtare të NATO-s; shkëmbimin e materialeve historike (armëve, pajisjeve, dokumentacionit arkivor) dhe materialeve tjera me vendet anëtare të NATO-s; furnizimin, mbrojtjen dhe konzervimin e materialit muzeal; organizimin e ekspozitave dhe prezantimit të materialit muzeal; organizimin e vizitave dhe edukimit të përmbledhjeve të Muzeut Ushtarak

DREJTORIA PËR MENAXHIM ME PRONËN DHE INFRASTRUKTURËN

Drejtoria për Menaxhim me Pronën dhe Infrastrukturën ka funksion të mbështetjes e cila realizohet përmes detyrave vijuese:
– Evidencës së patundshmërisë me të cilën disponon Ministria e Mbrojtjes dhe Armata;
– Ndjekjes dhe nënshkrimit të marrëveshjeve për shfrytëzimin e patundshmërisë që është dhënë në shitje;
– Mirëmbajtjes me anë të investimeve të objekteve dhe infrastrukturës të cilën e ka nën posedim Ministria e Mbrojtjes dhe Armata;
– Realizimit të marrëveshjeve, ruajtjes dhe mirëmbajtjes.
Funksionet dhe detyrat e Drejtorisë Menaxhim me Pronën dhe Infrastrukturën realizohen përmes:

  • Sektori për Punë Ndërtimore dhe Projekte

Sektori në fjalë kryen punë që kanë të bëjnë me: përpilimin e dokumentacionit për planifikim, projektim, buxhetim dhe realizim të punëve të ndërtimit dhe projekteve të tjera; mbajtjen e evidencës për mirëmbajtjen e objekteve të komandave dhe të njësive të Armatës; bashkëpunimin me sekcionet e Shtabit të Përgjithshëm për kujdesin e vendndodhjeve ushtarake, rregullimin dhe pajisshmërinë e tyre; kryerjen e punëve profesionale dhe administrative që kanë të bëjnë me ndërtimin e objekteve ushtarake dhe objekteve të tjera të rëndësishme të mbrojtjes; ndërtimin e objekteve investuese për nevojat e Armatës

  • Sektori për Patundshmëri

Sektori në fjalë kryen punë të cilat kanë të bëjnë me: përgatitjen e akteve normative në fushën e patundshmërisë që i përdor Ministria e Mbrojtjes dhe Armata; përpilimin e raporteve, analizave, informatave, si dhe materialeve të tjera për Ministrinë e Mbrojtjes, Qeverinë dhe për organet tjera të administratës shtetërore në fushën e tregtisë, zëvendësimit dhe dhënies në përdorim të patundshmërive përdorues i të cilave është Ministria e Mbrojtjes dhe Armata; shkrimin e të drejtave të patundshmërive, bartës i të drejtave i të cilave është Ministria e Mbrojtjes dhe Armata; mbajtjen e evidencës së patundshmërive; kontrollin e pronës së patundshme i bartur për përdorim deri te personat juridik dhe fizik; përpilimin e mendimeve, programeve, draft-marrëveshjeve dhe propozim-vendimeve për transformimin dhe zëvendësimin e pronës për patundshmëritë; ndjekjen e realizimit të marrëveshjeve; inicimin e procedurave për shkëputjen e marrëveshjeve të lidhura në rast të mosrespektimit të dispozitave të të njejtave; kujdesin për fakturimin në kohë dhe pagesën për sigurim të banimit në rast kur Ministria e Mbrojtjes paraqitet si qiradhënëse.

DREJTORIA PËR AKUIZIM

Drejtoria e Akuizimit ka funksion të mbështetjes dhe funksion të krijimit të politikave të cilat realizohen përmes detyrave vijuese:
– Realizimit të prokurimeve publike;
– Realizimit të prokurimeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë;
– Planifikimit dhe analizës së prokurimeve;
– Kontrollit të cilësisë;
– Mbështetjes juridike dhe administrative;
– Administrimit të projekteve dhe proceseve të akuizimit;
– Standardizimit dhe Kodifikimit;
– Administrimit të projekteve për modernizim dhe armatim;
– Kontrollit të cilësisë;
– Mbështetjes së kompanive gjatë pjesëmarrjes në tregun e NATO-s;
– Kontrollit të trajnimeve të personelit ajror
– Kontrollit të kompetencave të personelit ajror;
– Dhënies së lejeve për punë;
– Rregullimit normativ të sferës ajrore për nevojat e mbrojtjes;
– Botimit të letërsisë profesionale ajrore.
Funksionet dhe detyrat e Drejtorisë së Akuizimit realizohen përmes:

Sektori për Furnizime

Sektori në fjalë kryen punë që kanë të bëjnë me: realizimin e procedurave për prokurimet publike; realizimin e prokurimeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë; planifikimin dhe analizën e prokurimeve; zbatimin dhe kontrollin e cilësisë; jep mbështetje administrative dhe juridike që lidhet me prokurimet në fushën e mbrotjes

  • Sektori për Logjistikë, Modernizim dhe Armatim

Sektori kryen detyra që lidhen me organizimin dhe përgatitjen e sistemit logjistik me masa të propozuara për zhvillim, zgjerim dhe përsosje; planifikimin dhe organizimin e rezervave për nevojat e mbrojtjes në gjendje lufte; pjesëmarrjen në planifikimin e rezervave për nevojat e qytetarëve; koordinimin me Drejtorinë e Rezervave të Mallrave; pjesëmarrjen në planifikimin e rezervave për nevojat e Armatës; organizimin dhe magazinimin e rezervave për nevojat e Armatës; ndjekjen e politikës logjistike; planifikimin dhe organizimin e sigurimit material për nevojat e mbrojtjes; kontaktet me institucionet e NATO-s, Drejtoritë, Agjencitë, Byrotë e ministrive të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere, organe të tjera shtetërore, ndërmarrje prodhuese, institucione kërkimore-shkencore mbi çështjet e logjistikës, modernizimit dhe armatimit; bashkëpunimin me njësitë e tjera organizative të Ministrisë dhe Armatës në fushën e logjistikës, modernizimit dhe armatimit gjatë miratimit, vendimmarrjes, promovimit dhe zbatimit të projekteve brenda kompetencave të saj; funksionimin si mbajtëse e sistemit të nomenklaturës së mjeteve materiale në Ministri dhe Armatë; planifikimin dhe mbështetjen e projekteve të akuizimit; organizimin, drejtimin, koordinimin dhe pjesëmarrjen në procesin e analizimit të politikave të përcaktuara dhe zbatimin e planifikimit dhe mbështetjes së proceseve të akuizimit; propozimin e masave për përmirësimin e gjendjes me cilësinë e planifikimit dhe zbatimin e projekteve të akuizimit; dhënien e mbështetjes profesionale dhe teknike për Ekipet e Integruara të Projekteve të Akuizimit; ndjekjen dhe mbështetjen e projekteve për akuizim e pajisjeve kapitale, përmbushjen e kërkesave të përcaktuara në standardet teknike dhe specifikimet gjatë përcaktimit të kërkesave operacionale dhe karakteristikave teknike, si dhe kontrollin e saktësisë së kërkesave për mbështetjen logjistike të integruar; integrimin dhe angazhimin e burimeve të industrisë kombëtare ekzistuese për nevojat e mbrojtjes; pjesëmarrjen dhe përgatitjen e studimeve të fizibilitetit, elaborimeve, analizave dhe informatave për zgjedhjen, mënyrën dhe përfitueshmërinë e pajisjeve në përputhje me metodologjinë e vlefshme për pajisjen me mjete të reja

  • Sektori – Autoritetit i Forcave Ushtarake Ajrore

Sektori kryen detyrat që lidhen me sigurinë e fluturimit, inxhinierinë ajrore, lëshimin e buletineve speciale tekniko-ajrore për ndryshimet në ndërtimin e mjeteve ajrore, personelin ajror, kontrollin e cilësisë së arsimit dhe trajnimit të pilotëve ushtarakë dhe kontrollorëve ushtarakë të trafikut ajror; menaxhimin ajror, menaxhimin e hapësirës ajrore, që përfshin aktivitetet e kontrollit të procedurave të fluturimit në aeroporte ushtarake dhe të përziera; lëshimin e licencave dhe hetimin e aksidenteve dhe incidenteve serioze të mjeteve ajrore ushtarake ose parashutave;
zbatimin e rregulloreve civile dhe standardeve të NATO-s në aviacionin ushtarak në fushën e aftësisë së fluturimit të mjeteve ajrore dhe tërësisë së personelit aeronautik; funksionimin e shërbimit ushtarak për informim aeronautik; kontrollin e menaxhimit të hapësirës ajrore (Airspace Management); zbatimin e procedurave për marrjen e certifikatave për personelin që kryen detyra në sistemet e komunikimit ajror, sistemet e navigimit, sistemet e vëzhgimit të hapësirës ajrore, sistemet e shënjimit dhe ndriçimit të aeroporteve dhe heliodromeve për nevoja ushtarake; përcaktimin e rregullave për njohjen e gjuhës angleze dhe trajnimin për komunikime radiotelefonike në anglisht; mbajtjen e evidencës për personelin ushtarak ajror që ka licenca dhe certifikata për kryerjen e veprimtarisë.

DREJTORIA PËR POLITIKË DHE PLANIFIKIM, MENAXHIM ME KRIZA DHE BASHKËPUNIM CIVLO-USHTARAK

Drejtoria përkatëse ka dy funksione në kompetencat e Ministrisë së Mbrojtjes, e ato janë funksioni për mbështetje dhe funksioni i krijimit të politikave të cilat realizohen përmes detyrave vijuesë:
– Definimit të kornizës strategjike të mbrojtjes;
– Zhvillimit të politikave të mbrojtjes;
– Vlerësimit të rreziqeve të mundshme ushtarake dhe të rreziqeve tjera përmes të cilave cënohet sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– Administrimit të Sistemit për Planifikim, Programim, Buxhetim dhe Realizim (ASPPBR);
– Koordinimit dhe implementimit të procesit të NATO-s të planifikimit të mbrojtjes në korniza kombëtare;
– Planifikimit të pjesëmarrjes në operacione humanitare, operacione ndërkombëtare, NATO misione, operacione të zbatimit të së drejtës së vetëmbrojtjes individuale dhe kolektive, operacione të menaxhimit dhe kooperimit të sigurisë jashtë territorit të Republikës.
– Organizimit të funksionimit të sistemit të mbrojtjes gjatë kohës së gjendjes së luftës;
– Përgatitjes së shërbimeve dhe institucioneve publike, njsive të vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjeve dhe subjekteve tjera të rëndësisë së veçantë për mbrojtjen dhe për funksionimin në kushte të luftës, në gjendje të jashtëzakonshme dhe në gjendje krize;
– Planifikimit të përdorimit të Armatës në kushtet e gjendjes së luftës;
– Deklarimit të resurseve të nevojshme gjithpërfshirëse të mbrojtjes (materiale, financiare dhe njerëzore) në gjendje luftë, gjendje të jashtëzakonshme dhe në gjendje krize.
– Vlerësimit të kërcënimeve të mundshme dhe rreziqeve të tjera që shkaktojnë gjendjet e jashtëzakonshme dhe të krizës në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
– Përpilimit të Planit të Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut në kushte të gjendjes së lufës, gjendjes së jashtëzakonshme dhe të krizës;
– Оrganizimit të funksionimit të sistemit të mbrojtjes gjatë gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme dhe të krizës;
– Funksionet dhe detyraat e Drejtorisë për Politikë, Planifikim, Menaxhim me Kriza dhe Bashkëpunim Ushtarako-Civil realizohen përmes:

  •  Sektori për Politikë dhe Planifikim

Sektori kryen detyra që lidhen me: planifikimin, drejtimin dhe orientimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes të Ministrisë së Mbrojtjes me institucionet e tjera kombëtare dhe ndërkombëtare; përgatitjen e dokumenteve strategjike në fushën e mbrojtjes; hartimin dhe ndjekjen e zbatimit të dokumenteve planifikuese për zhvillimin e mbrojtjes

  •  Sektori për Përgatitje në Mbrojtje dhe Menaxhim të Krizave

Sektori kryen detyra që lidhen me organizimin e sistemit të mbrojtjes së shtetit; organizimin e funksionimit të shtetit në kushte krize, gjendje të jashtëzakonshme dhe gjendje lufte; rregullimin e territorit të Republikës për nevojat e mbrojtjes, si dhe sigurimin e burimeve në rast të krizave, gjendjeve të jashtëzakonshme dhe gjendjeve të luftës.

  • Sektori për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak

Sektori kryen detyra që lidhen me promovimin e profesionit ushtarak, regjistrimin ushtarak dhe plotësimin me përbërjen rezervë; planifikimin, analizimin dhe ndjekjen e realizimit të kontrolleve mjekësore dhe ekzaminimeve të tjera psikologjike për përcaktimin e aftësisë shëndetësore për shërbimin ushtarak; rekrutimin dhe dërgimin për shërbim ushtarak vullnetar; regjistrimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për aftësim profesional të oficerëve në përbërjen rezervë; mbajtjen e evidencës ushtarake për të gjithë ata që kanë detyrim ushtarak; planifikimin, analizimin dhe shpërndarjen e potencialit njerëzor, mjeteve materiale-teknike dhe resurseve të tjera; mbajtjen e evidencës personale për oficerët në rezervë dhe pjesëmarrjen në procesin e gradimit dhe avancimit të oficerëve rezervë; planifikimin, organizimin dhe ndjekjen e sistemit të mobilizimit për përbërjen rezervë të Ushtrisë; studimin dhe analizimin e koncepteve, proceseve, teknikave dhe procedurave që lidhen me mbrojtjen civile; bashkëpunimin me subjektet e sistemit të mbrojtjes për realizimin e interesave jetike dhe strategjike të politikës së sigurisë kombëtare; përgatitjen e analizave, raporteve, informatave dhe përmbledhjeve në fushën e mbrojtjes civile.

ORGAN NË PËRBËRJEN E AKADEMISË USHTARAKE „GJENERAL MIHAJLLO APOSTOLLSKI“ SHKUP

Accessibility Menu