SEDM – South East Defence Ministerial
South East Defence Ministerial (SEDM), është një proces bashkëpunimi ndërmjet Ministrive të Mbrojtjes të Evropës Juglindore (SEE) me qëllim të forcimit të bashkëpunimit politiko-ushtarak në rajon dhe përmirësimit të stabilitetit dhe sigurisë në EJL. Fillimisht filloi në mars të vitit 1996 në Tiranë, si i pari në një seri takimesh mes ministrave të mbrojtjes, zëvendësministrave të mbrojtjes dhe zëvendës shefave të shtabit të vendeve të Evropës Juglindore.
Kuadri ligjor për bashkëpunim në kuadër të iniciativës është Marrëveshja për Themelimin e Komitetit Koordinues në kuadër të procesit SEDM (Agreement on the establishment of a Coordination Committee in the framework of South-Eastern Europe Defence Ministerial Process) nënshkruar në Selanik 2000 dhe më vonë marrëveshja e re Agreement on the establishment of a Coordination Committee in the framework of South-Eastern Europe Defence Ministerial Process, nënshkruar në Sofje në vitin 2009.
Shtetet anëtare të SEDM janë: Republika e Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Republika e Bullgarisë, Republika e Kroacisë, Republika e Gjeorgjisë, Republika e Greqisë, Republika e Italisë, Mali i Zi, Rumania, Republika e Serbisë, Republika e Sllovenisë, Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Turqisë, Republika e Ukrainës dhe SHBA-ja, ndërsa Republika e Moldavisë ka statusin e vendit vëzhgues.
Nisma SEDM ka dy organe drejtuese, Komitetin Koordinues të SEDM (SEDM CC) dhe Komitetin Drejtues Ushtarak Politik (PMSC), i cili menaxhohet nga Sekretariati me rotacion dyvjeçar. Aktualisht (2021-2023) Sekretariati i SEDM-KK/PVUK kryesohet nga Republika e Bullgarisë, e cila në korrik 2021 mori presidencën nga Republika e Shqipërisë. Kryetar i Sekretariatit të SEDM-KK/PVUK është zëvendësministri i Mbrojtjes i Republikës së Bullgarisë, Plamen Hristov Jordanov.

Në kuadër të nismës SEDM funksionojnë disa projekte.
Më e madhja dhe më e rëndësishmja është IEOM (SEE Multinational Peacekeeping Force), ose SEEBRIG (Brigada e Evropës Juglindore). Brigada u krijua në vitin 1999 në bazë të Marrëveshjes për SEECP të nënshkruar nga Ministrat e Mbrojtjes më 26 shtator të vitit 1998 në Shkup, Republika e Maqedonisë. SEEBRIG u krijua nga shtatë shtete anëtare (Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Shqipërisë, Republika e Shqipërisë të Bullgarisë, Republikës së Greqisë, Republikës së Italisë, Rumanisë dhe Republikës së Turqisë). SEEBRIG drejtohet nga Komiteti Drejtues Ushtarak Politik (PMSC). Republika e Maqedonisë së Veriut kontribuon në SEEBRIG me një kompani të mekanizuar të këmbësorisë, një togë inxhinierike (të dyja njësitë janë të stacionuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe janë në gatishmëri) dhe me 8 oficerë të stafit.
Nga gushti i vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut pret selinë e SEEBRIG. Selia e SEEBRIG-ut është e vendosur në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë, ndërsa familjarët e stafit në Shkup.
Statusi i procesit SEDM
Aktualisht (2021–2023) organet koordinuese të SEDM kryesohen nga Republika e Bullgarisë.
Projektet SEDM
Në kuadër të nismës SEDM, ka disa projekte, qëllimi kryesor i të cilëve është thellimi i bashkëpunimit rajonal, shkëmbimi i përvojave dhe informacionit në fusha të ndryshme dhe funksionimi më i mirë i procesit SEDM.
SEESIM (Ushtrimi simulues i Evropës Juglindore)
Projekti SEESIM është një seri ushtrimesh simulimi që kryhen çdo dy vjet dhe është konceptuar si një bashkëpunim midis vendeve në rajonin e EJL përmes rrjetëzimit për të shkëmbyer informacion dhe për të ndihmuar në situata krize, qofshin ato natyrore apo të krijuara nga njeriu. Në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, bartës i projektit është Sektori për bashkëpunim civilo-ushtarak (SCVS) me Qendrat Rajonale të Mbrojtjes (QMB) të MM-së.
SEESIM – Ushtrimi simulues i Evropës Juglindore.
FLSD (Lidership Femra në siguri dhe mbrojtje)
Projekti FLSD fillimisht u promovua nga Republika e Bullgarisë dhe u miratua dhe u pranua në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të SEDM të mbajtur më 03.10.2011 në Antalia, R. Turqis. Qëllimi është avancimi i procesit të zbatimit të perspektivës gjinore dhe zhvillimit të kapaciteteve përmes shkëmbimit të ideve dhe shkëmbimit të informacionit me interes të përbashkët.
BII (Iniciativa e Ndërtimit të Integritetit)
Ky projekt promovohet edhe nga Republika e Bullgarisë, qëllimi kryesor i së cilës është zvogëlimi i rreziqeve të korrupsionit në sektorin e sigurisë. Duke qenë se në dy vitet e fundit nuk janë zhvilluar aktivitete të rëndësishme në kuadër të projektit, Bullgaria në mbledhjen e radhës propozoi që ky projekt të përjashtohet nga rendi i ditës.
IMIHO (Ndërlidhja e Spitaleve Ushtarake)
IMIHO (Interconnection of Military Hospitals) si projekt në kuadër të SEDM është një nismë ndërkombëtare jofitimprurëse që mundëson shkëmbimin e informacionit mjekësor ndërmjet Spitaleve Ushtarake në mënyrë të shpejtë, të lehtë, të lirë dhe të thjeshtë, duke përdorur teknologjinë e internetit. Mbajtësi i projektit është Greqia. Në kuadër të MM-së së RMV-së bartës i projektit është Shtabi i Përgjithshëm i ARSM-së (koordinatorja – KPP Elizabeta Naumovska Petreski).
Portali SEDM WEB
Qëllimi i këtij projekti është të ofrojë një portal të përhershëm të sigurt, gjegjësisht shërbim informacioni që mbështet SEDM. Portali ofron shkëmbim të sigurt të informacionit dhe dokumenteve që krijohen gjatë zbatimit të aktiviteteve SEDM. Në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, bartës i projektit është Sektori për K-4.
SEEBRIG – South East European Brigade (Brigada e Evropës Juglindore)
Brenda iniciativës rajonale SEDM (South East Defense Ministerial), veprojnë FSHKPEJL (Forca Shumëkombëshe Paqeruajtëse të EJL), gjegjësisht SEEBRIG (South-East European Brigade). Shtetet anëtare të SEEBRIG janë Republika e Shqipërisë, Republika e Bullgarisë, Republika e Greqisë, Republika e Maqedonisë së Veriut, Rumania dhe Republika e Turqisë.
Brigada u krijua në vitin 1999 mbi bazën e Marrëveshjes së FSHKPEJL të nënshkruar nga Ministrat e Mbrojtjes në 26 shtator, 1998 në Shkup, Republikën e Maqedonisë. Marrëveshja përcakton rolin dhe detyrat themelore të brigadës, mënyrën e funksionimit, financimin e saj, rregullimin e vendndodhjes së Komandës SEEBRIG, mënyrën e plotësimit të stafit dhe funksionet e saj, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e njësive të deklaruara në brigadë.
Në mbështetje të Marrëveshjes, shtetet anëtare kanë miratuar gjashtë Protokolle Shtesë që detajojnë punën e Komandës SEEBRIG dhe stafit të saj. Protokolli i fundit, i Gjashtë Shtesë u nënshkrua në Takimin e Zëvendës Shefave të Shtabit (DCHODs) të vendeve anëtare të procesit SEDM, i cili u zhvillua më 12.06.2019 në Shkup.
Që nga 26 gusht, 2020, Komanda e Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG) (deri në mes të vitit 2026) është e vendosur në Kumanovë. linku për lajme
Më parë, Komanda e Brigadës së Evropës Juglindore ishte vendosur në Larisa, Stamboll, Konstancë dhe Plovdiv.
Komandanti aktual i SEEBRIG është gjeneral brigade shqiptar Bilbil BITRI.
SEEBRIG përbëhet nga katër batalione të mekanizuara të këmbësorisë, një kompani e mekanizuar, një kompani zbulimi, një togë zbulimi dhe njësi për qëllime inxhinierike. Njësitë deklarohen në Brigadë nga vendet anëtare, por qëndrojnë në vendet e tyre të përhershme të bazës dhe janë të lidhura me parimin e fuqisë punëtore për stërvitje dhe operacione në diskrecionin e vendeve pjesëmarrëse dhe direktivën përkatëse të Komitetit Drejtues Politiko-Ushtarak (KDPU).
Republika e Maqedonisë së Veriut në SEEBRIG kontribuon me:
Patrullimi ajror dhe mbrojtja e hapësirës ajrore të NATO-s (Air Policing)
Parimi i mbrojtjes kolektive është në zemër të traktatit themelues të NATO-s. Të gjitha vendet anëtare në një formë të caktuar kontribuojnë në patrullimin ajror të NATO-s, qoftë kjo nëpërmjet përdorimit të sistemeve kombëtare për mbikqyrje nga ajri, menaxhim me trafikun ajror, avionë për interceptim apo masa tjera kolektive për mbrojtje ajrore.
Patrullimi ajror i NATO-s siguron integritetin e hapësirës ajrore të aleatëve, mbron sovranitetin e shteteve të aleancës, gjegjësisht kujdeset për sigurinë e hapësirës ajrore të NATO-s.
Avionët e NATO-s fluturojnë drejt hapësirës ajrore të secilit vend i cili në moment të caktuar ballafaqohet me ndonjë problem apo shkelje të hapsëirës së vet ajrore. Misioni ka të bëjë me avionë civil dhe ushtarak në telashe dhe/ose të cilët nuk ndjekin rregullat ndërkombëtare të fluturimit dhe i qasen hapësirës ajrore të aleatëve. Shpesh këto avionë nuk arrijnë të identifikohen si duhet, të komunikojnë me kontrollin e fluturimit ose shpesh paraqiten problem lidhur me planet e fluturimit.
Patrullimi në hapësirën ajrore (Air Policing) është nën kontroll dhe menaxhim të komandës së forcave ajrore të forcave aleate.
Kontrolli operativ i hapësirës ajrore i është deleguar Komandantit Suprem të Forcave Aleate të Evropës (SACEUR).
Ky sistem i NATO-s është një nga shtyllat kryesore të aftësisë për sistemin e integruar të mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s (NATINAMDS) për të ruajtur dhe mbrojtur territorin, popullsinë dhe forcat nga çdo kërcënim dhe sulm raketor.
_____________________________________________________________
Patrullimi ajror dhe mbrojtja e hapësirës ajrore në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Air Policing)
Një nga qëllimet e vendit tonë në bisedimet e pranimit në NATO për çështjet e mbrojtjes është të sigurojë mbikëqyrjen e hapësirës ajrore, kontrollë dhe patrullim ajror (Air Policing) mbi territorin kombëtar përmes bashkëpunimit dypalësh ose rajonal.
Air Patrol është një mision paqeruajtës që përfshin përdorimin e një Sistemi të Vëzhgimit dhe Kontrollit të Ajrit, Komandës dhe Kontrollit Ajror, si dhe mbrojtje të përshtatshme kundërajrore, duke përfshirë avionët interceptues për të ruajtur integritetin e hapësirës ajrore kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në këtë drejtim, ministrja e mbrojtjes së Republikës së Maqedonsië së Veriut realizoi takim dypalësh me ministrin e mbrojtjes kombëtare të Greqisë. Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me Greqinë në pjesën e mbrojtjes, dhe me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në nivel të partneritetit strategjik, dy ministritë lidhën marrëveshje për bashkëpunim në mbrojte. Mes tjerash, në marrëveshje janë theksuar fushat e bashkëpunimit me interes të përgjithshëm nga i cili njëri është që Greqia të bëjë patrullim ajror (Air Policing) me mbikqyrje të sigurisë të hapësirës ajrore mbi shtetin tonë. Pas diskutimeve të ekspertëve, janë realizuar fluturimet të suksesshme provë të avionëve në hapësirën ajrore të Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim të kontrollimit të mbulimit me radar dhe lidhjeve të radio telekomunikacionit.
Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë dhe Ministria për Mbrojtje Kombëtare e Greqisë kah fund ii vitit të kaluar në Selanik nënshkruajtën edhe Marrëveshjen Teknik për Mbikëqyrjen e Hapësirës Ajrore si një ndër qëllimet strategjike të armatës tonë. Marrëveshja që u nënshkrua nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Armatës së Maqedonisë së Veriut dhe shefi i Mbrojtjes së Greqisë paraqet zyrtarizimin e misionit për patrullim ajror (Air Policing), ndërsa do të realizohet në koordinim me Aleancën e NATO-s. Kjo marrëveshje rregullon procedurat për realizimin e fluturimeve, mënyrën e komunikit linjën e komandimit dhe kontrollit për ngritjen e avionëve për interceptim për zbatimin e fluturimeve për patrullim ajror.
Ky mision është në interes të Republikës së Maqedonisë së Veriut, rajonit dhe Aleancës së NATO-s. Kjo siguron integritetin e hapësirës ajrore Aleate, mbron sovranitetin e shteteve të Aleancës, kujdeset për sigurinë e hapësirës ajrore të Aleancës, qoftë përmes përdorimit të sistemeve kombëtare të mbikëqyrjes ajrore ose masave të tjera kolektive për mbrojtje ajrore.
SHBA – Karta e Adriatikut (A5)
Kuadri ligjor për bashkëpunim
Nisma SHBA-Karta e Adriatikut (A5) e ka zanafillën në vitin 2003, kur pas një nisme të mëparshme të Republikës së Maqedonisë, u mbajtën takime të presidentëve dhe ministrave të punëve të jashtme në kuadër të Samitit të NATO/EAPS në Pragë,( 23 nëntor 2002) të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kroacisë, ku u promovua dhe u pranua nisma e quajtur joformalisht Nisma Ohër – Adriatik.
Tashmë vitin e ardhshëm në Tiranë, më 2 maj 2003, Ministrat e Punëve të Jashtme të Shteteve të Bashkuara, Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë nënshkruan Kartën e Partneritetit, e cila filloi bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes në kontekstin A-3.
Qëllimi i kësaj nisme ishte ndërmarrja e aktiviteteve të përbashkëta dhe të koordinuara për përmbushjen sa më të shpejtë të kritereve dhe standardeve për anëtarësim në NATO, si dhe aktivitete për promovimin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore dhe zhvillimin e aktiviteteve që synojnë ndërtimin e paqes, demokracisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.
Gjatë presidencës maqedonase të Kartës së Adriatikut, në margjinat e Asamblesë së 63-të të Përgjithshme të OKB-së, mbajtur më 25 shtator 2008 në Nju Jork u mor vendimi për të ftuar Malin e Zi dhe Bosnjën dhe Hercegovinën për anëtarësim në Grupin e Adriatikut, si një nxitje për lëvizjen e tyre të përshpejtuar në rrugën e integrimit euroatlantik. Anëtarësimi i plotë i Malit të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinës u zyrtarizua në margjinat e Konferencës Ministrore të OSBE-së, e cila u mbajt më 4-5 dhjetor 2008 në Helsinki.
Në janar 2009 për herë të parë, një Plan Partneriteti për zbatimin e SHBA- Kartës së Adriatikut u harmonizua në një format të ri (A-5), ku përfshiheshin edhe vendet e reja anëtare të grupit: Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina.
Karta e Adriatikut bazohet në vizionin e përbashkët të stabilitetit në Evropën Juglindore dhe anëtarësimit të plotë në integrimin euroatlantik. Në fakt, ideja bazë e Kartës është intensifikimi i bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, nën patronazhin e Shteteve të Bashkuara dhe anëtarësimin e plotë në NATO.
Shqipëria dhe Kroacia në vitin 2008, Mali i Zi në 2017 dhe Maqedonia e Veriut më 27 Mars 2020, si rezultat i përpjekjeve për zhvillimin dhe arritjen e standardeve të NATO-s, u bënë anëtarë të barabartë të Aleancës së NATO-s.

Koncepti i Rivitalizimit të Kartës SHBA-Adriatik (A-5) ofron një kornizë të re, një platformë të re dhe qëllime të reja. Koncepti përcakton fokusin e ri të A-5, duke marrë parasysh situatën e sigurisë dhe mekanizmat e rinj për monitorimin e progresit. Sipas sa më sipër, janë përcaktuar edhe 4 platforma specifike, pra aktivitete të përbashkëta:
1. Bashkëpunimi në projekte që synojnë zhvillimin e aftësive të përbashkëta midis vendeve anëtare të A5,
2. Mbështetja e partnerëve të NATO-s, aspirantëve në arritjen e objektivave të partneritetit me synimin e ndërveprimit dhe bashkëpunimit në NATO.
3. Forcimi i aftësive ushtarake individuale dhe kolektive për sigurinë kibernetike dhe forcimi i rezistencës ndaj aktorëve armiqësorë dhe kërcënimeve kibernetike.
4. Ndërveprueshmëri më e madhe përmes pjesëmarrjes së përbashkët në operacione, misione dhe ushtrime shumëkombëshe.
Statusi i Nismës
Në Konferencën e 25-të të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm në kuadër të Nismës A-5 në Budva, Mal të Zi, u prezantua programi i aktiviteteve të A5 për vitin 2023 në kuadër të Presidencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe njëherit u miratua teksti për “Konceptin për Rigjallërimin e A5”, SHBA – Kartës së Adriatikut.
Në takimin ministror më 28-29.11.2022 në Budva të Malit të Zi, ministrat dhe përfaqësuesit e vendeve të SHBA- Kartës së Adriatikut nënshkruan edhe një deklaratë të përbashkët në të cilën rikonfirmuan nevojën për bashkëpunim të zgjeruar në Ballkanin Perëndimor, përshëndetën zhvillimin e Konceptit të ri për rigjallërimin e SHBA-Kartës së Adriatikut, dhe në kontekstin e krizës ruso-ukrainase, dënuan agresionin rus kundër Ukrainës, ripohuan mbështetjen për përpjekjet e popullit ukrainas në mbrojtje të sovranitetit dhe lirisë së tij, dhe u miratua programi i aktiviteteve të A5 për vitin 2023 kuadër të Presidencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Marrja e kryesimit të Nismës SHBA-Kartës së Adriatikut (A5) në vitin 2023 nga MKD është në përputhje me obligimet e marra nga anëtarësia dhe bazohet në parimin e rotacionit vjetor të kryesisë sipas rendit alfabetik. Një ndryshim kryesor për presidencën A5 2023 nga ato të mëparshme është në Konceptin e Rivitalizimit, i cili ofron një kornizë të re, një platformë të re dhe qëllime të reja dhe mekanizma të rinj për të monitoruar progresin.
Për këtë qëllim, gjatë vitit 2022, Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut ndërmori një sërë hapash përkatës në përgatitjen e presidencës së A5-së në vitin e ardhshëm 2023, duke përfshirë udhëzimet dhe synimet sipas Konceptit për rivitalizimin e A5. Në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Qendrën për Menaxhimin e Krizave, MKD-ja ka përgatitur Informata për Qeverinë për Marrjen e Kryesimit të Nismës SHBA – Karta e Adriatikut (A5) në vitin 2023, bashkangjitur me Planin Aksional të Aktiviteteve për A5-Planin Aksional.
Pas koordinimit të Ministrisë së Mbrojtjes me Shtabin e Përgjithshëm dhe Ministrinë e Mbrojtjes lidhur me Planin Vjetor të Aktiviteteve për A5-Planin Aksional, Ministria e Mbrojtjes u koordinua edhe me vendet anëtare të A5. Është hartuar Plani Aksional për SHBA-Kartën e Adriatikut (A5) dhe është miratuar në Takimin e Drejtorëve Politikë më 13 mars 2023 në Shkup, i cili ishte edhe aktiviteti i parë nën juridiksionin e MM-së. Plani Aksional, përveç takimeve dhe mekanizmave të vendosur rregullisht, parasheh një numër më të madh të takimeve, konferencave dhe ushtrimeve shtesë në korrelacion me qëllimet e parapara sipas Konceptit të Rivitalizimit.
Aktivitete:
Çdo vit mbahen dy takime të Drejtorëve të Mbrojtjes Politike. Nikoqir është vendi që aktualisht kryeson nismën;
Mbledhja e Grupit Zbatues për përgatitjen e takimit të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve anëtare A-5;
Çdo vit mbahet një takim (Shkup, Podgoricë dhe Tiranë) i shefave të seksioneve J-2, J-4 dhe J-6 të Shtabeve të Përgjithshme të Ushtrive të vendeve anëtare.
Një takim në vit i Nënoficerëve Kryesor.
Një takim TREX çdo dy vjet i shefave të J-7 të SHP për trajnime dhe stërvitje.
Presidenca përfundon me dy më të lartat, përkatësisht:
Konferenca e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve anëtare A-5;
Takimi në nivel të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të A-5.
Në kuadër të Presidencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut deri më tani me sukses janë mbajtur të gjitha takimet në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes, e fundit prej të cilave në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm ishte realizimi i Konferencës së 26-të të Shtabit të Përgjithshëm, Shkup, 26-28 shtator 2023, ndërsa në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes u mbajt Takimi i Dytë i Drejtorëve Politikë të Mbrojtjes, 18-19 tetor 2023.
Takimi i radhës, njëherësh edhe më i larti, është takimi ministror, i planifikuar për 15-16 nëntor 2023 në Shkup, gjatë të cilit, përmes nënshkrimit të një Deklarate të Përbashkët, theksohet nevoja për thellim të bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor dhe vazhdimi i të gjitha aktivitetet gjatë vitit të ardhshëm 2024 do të rikonfirmohen më tej gjatë vitit, në kuadër të presidencës së Nismës SHBA-Karta Adriatik nga Republika e Shqipërisë.
RACVIAC – Qendra për Bashkëpunim në Siguri
RACVIAC u krijua në vitin 2000 si Qendër rajonale për kontrollin dhe verifikimin e armëve dhe asistencën në zbatim (Regional Arms Control Verification Implementation Assistance Centre), nën kujdesin e Tryezës së Tretë të Punës të Paktit të Stabilitetit për EJL, me qëllim ofrimin e trajnimeve për kontrollin e armëve, promovimin e masave të besimit dhe sigurisë dhe bashkëpunimin më të gjerë me vendet e EJL.
RACVIAC është një organizatë ndërkombëtare, e pavarur, jofitimprurëse dhe akademike në pronësi rajonale nga nënshkruesit e Marrëveshjes së vitit 2010, me statusin e një misioni diplomatik.
Që nga viti 2000, Republika e Maqedonisë së Veriut është vazhdimisht prezente me përfaqësuesin e saj në Qendër.
Forumi i Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrive të Vendeve të Ballkanit (B-9)
Forumi i Krerëve të Shteteve të Ballkanit u krijua me iniciativën e Greqisë dhe Turqisë në vitin 2006.
Nisma u krijua zyrtarisht me nënshkrimin e “Termave të referencës” nga Shefat e Shtabit të Përgjithshëm të vendeve të Ballkanit më 10 maj të vitit 2007 në Bruksel.
Forumi NGS ka 9 anëtarë (Shqipëria, BiH, Bullgaria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia, Turqia dhe Mali i Zi).
Bartës i aktiviteteve të kësaj iniciative është Shtabi i Përgjithshëm i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Aktivitetet:
– Konferenca e Kryetarëve të Vendeve të Ballkanit (një herë në vit). Deri më tani janë mbajtur 13 konferenca të shefave të shtabit të vendeve të Ballkanit.
– Tre takime në vit të Grupit Koordinues,
– Një ose dy takime në vit të Nëngrupit për edukim, trajnim dhe ushtrime,
– Një ose dy takime në vit të Nëngrupit të Kërcënimit Asimetrik,
– Një takim i Ekipit Menaxhues të Rrjetit të Telekomunikacionit të Evropës Juglindore (SEETN) të Rrjetit të Evropës Juglindore,
– Gjatë Konferencës së 5-të të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve të Ballkanit, u vendos që çdo vit të realizohet një stërvitje në të cilën do të marrin pjesë të gjitha shtetet anëtare të nismës. E fundit ishte stërvitja Balkan Bridges 19 e cila u zhvillua në tetor të vitit 2019 në Sofje, Republika e Bullgarisë.
– Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut priti stërvitjen e përbashkët të njësive speciale të Forcave të Armatosura të vendeve të Ballkanit EAGLE 2012 që u zhvillua në AP Krivolak.
– Në aneksin B nga lista e aktiviteteve, ARSM ka raportuar këto aktivitete: Kurse në Qendrën e Trajnimit Mjekësor, kurse në Qendrën Rajonale të Trajnimit për Komunikim – PARC,

Task Forca Mjekësore Ballkanike – Balkan Medical Task Force (BMTF) është një projekt “Smart Defense” (i paraqitur si i tillë në Samitin e NATO-s në Çikago 2012) dhe bazohet në idenë e Norvegjisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe është iniciuar së bashku me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Anëtarë të rajonit përveç vendit tonë janë: Shqipëria, BeH, Sllovenia, Serbia dhe Mali i Zi.
Me ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare nga të gjitha shtetet anëtare, BMNS u krijua zyrtarisht më 5 mars të vitit 2018.
Qëllimi i këtij projekti është të ndërtojë objekte mjekësore rajonale të afta për t’iu përgjigjur me shpejtësi një gamë të gjerë situatash (fatkeqësi natyrore ose të shkaktuara nga njeriu dhe operacione ndërkombëtare) dhe të trajnojë vendet për të ofruar lehtësira jetike për nevojat e operacioneve ndërkombëtare, të cilat mund të të përdoret si pjesë e shërbimit mjekësor kombëtar.
Ky projekt mundëson përmirësimin dhe trajnimin e kapaciteteve ushtarako-mjekësore kombëtare, fuqizimin e kapaciteteve rajonale ushtarako-mjekësore për mbështetjen e shoqërisë civile dhe mundësimin e shërbimeve ushtarako-mjekësore kombëtare për ndërtimin e kapaciteteve të standardizuara me nivel të lartë të ndërveprimit në rajon dhe me OKB / NATO / BE / PfP.
Kapaciteti bazë i BMNS-së është një spital terren i nivelit 2. Ky kapacitet kyç me pajisje dhe staf është në pronësi të tre vendeve anëtare të BMNS: Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Serbia. Kjo do të thotë se vetëm këto tre vende mund të marrin (në bazë të rotacionit) Vendin e Kornizës BMNS.
Në një konferencë rajonale ushtarako-mjekësore në Beograd në prill të vitit 2011, BMNS-ja u mandatua të fillonte një vlerësim të ndërtimit të objekteve rajonale ushtarako-mjekësore.
Në Konferencën Rajonale Mjekësore Ushtarake në Beograd në shtator të vitit 2013, vendet anëtare të BMNS pranuan Konceptin BMNS dhe dhanë një mandat për të filluar ndërtimin e objekteve të tyre. Në të njëjtën konferencë u vendos që selia e përhershme e Organizatës së Përhershme (Selia) e BMNS-së të jetë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Kazerma Ilinden / hapja madhështore 5 tetor të vitit 2016).
Nga nëntori i vitit 2013 e deri më sot, Republika e Maqedonisë së Veriut është kryesuese e Bordit drejtues të BMNS.
Aktivitetet e ardhshme
MKD ka marrë përsipër obligimin që të jetë vendi i dytë kornizë i BMNS në periudhën e dytë të gatishmërisë 2020 – 2022.
Në periudhën 6-10 prill 2020, në Shkup është planifikuar të mbahet një trajnim kolektiv i stafit të BSHMN-së, për nevojat e të cilit do të përdoret spitali tokësor fushor niveli 2 i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Republika e Maqedonisë së Veriut u pranua në Kombet e Bashkuara më 8 prill të vitit 1993 me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme nr. 47/225, dhe me rekomandimin e Këshillit të Sigurimit, të përfshira në Rezolutën 817 të Këshillit të Sigurimit të 7 prillit të vitit 1993.
Pas anëtarësimit në OKB, ne kemi arritur aktivitete të rëndësishme dhe kemi zënë një vend të njohur në organizatën botërore, ku parimi i një vendi – një votë e lejon atë të artikulojë interesat kombëtare. Ne ishim edhe vendi pritës i misionit të parë të suksesshëm parandalues të OKB-së, i cili u krijua me kërkesën tonë, për të parandaluar përhapjen e aktiviteteve ushtarake nga ish-republikat e ish-RSFJ-së – UNPREDEP.
Republika e Maqedonisë së Veriut është gjithashtu e interesuar për pjesëmarrje më të madhe në operacionet paqeruajtëse të OKB-së, të cilat aktualisht po zhvillohen me tre oficerë ushtarakë në kuadër të misionit të OKB-së në Liban – UNIFIL. Lidhur me këtë, zëvendëskryeministrja e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska i dërgoi një letër nënsekretarit të OKB-së për operacione paqësore, Jean-Pierre Lacroix, duke shprehur gatishmërinë për pjesëmarrjen e oficerëve ushtarakë frankofonë në misionet e udhëhequra nga Franca në në kuadër të OKB-së.
Ministria e Mbrojtjes, krahas kontributit të përmendur në misionin paqeruajtës në Liban – UNIFIL, realizon në fushën e çështjeve gjinore, dhunës seksuale dhe gjinore në kriza humanitare, Parimet e Vankuverit – parandalimin e rekrutimit dhe përdorimit të fëmijëve ushtarë, Pjesëmarrja në mbledhjet e OKB-së për operacionet paqeruajtëse në nivel të ministrave të mbrojtjes, referimi i anëtarëve tanë në konferenca, simpoziume, trajnime dhe kurse të organizuara nga OKB.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE është një institucion ndërkombëtar që përfaqëson një forum për dialog politik që synon stabilizimin e sigurisë së rajonit, përmes mjeteve demokratike dhe qeverisjes demokratike.
Përpara se të bëhej një organizatë e përhershme, ajo vepronte si Kongresi për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (KSBE) midis 1973 dhe 1995.
Organet më të larta janë Samiti dhe Këshilli i Ministrave, të cilët mblidhen çdo javë në Vjenë, duke shërbyer si organ i rregullt negociues dhe vendimmarrës. Këshilli i përhershëm kryesohet nga një kryetar, i cili emërohet për një vit.
Përveç Këshillit Ministror dhe të Përhershëm, funksionojnë edhe Forumi për Bashkëpunim në Siguri dhe Forumi Ekonomik, të cilët janë pjesë e organeve vendimmarrëse. Selia e Sekretariatit të OSBE-së është në Vjenë, Austri. Përveç kësaj, organizata ka zyra në Kopenhagë, Gjenevë, Hagë, Pragë dhe Varshavë.
Republika e Maqedonisë së Veriut u pranua në OSBE më 12 tetor të vitit 1995. Misioni i OSBE-së në Shkup është misioni më i vjetër në terren i organizatës. Ai u lançua në shtator të vitit 1992, me qëllimin kryesor parandalimin e përhapjes së konflikteve nga rajoni. Aktivitetet e Misionit të OSBE-së në MKD zhvillohen në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet maqedonase. Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut bashkëpunon me OSBE-në, përmes pjesëmarrjes në aktivitete dhe projekte me interes të përbashkët, si fusha e migrimit, ballafaqimi me situata të paparashikuara, menaxhimin dhe reformat në sektorin e sigurisë dhe promovimin e barazisë gjinore.
Komiteti Ndërkombëtar për Mjekësinë Ushtarake
Komiteti Ndërkombëtar i Mjekësisë Ushtarake (International Committee on Military Medicine) është një organizatë ndërkombëtare dhe ndërqeveritare me 117 shtete anëtare me përfaqësues zyrtarisht të deleguar, me qëllim ruajtjen dhe forcimin e lidhjeve të bashkëpunimit profesional ndërmjet Shërbimeve Mjekësore të Forcave të Armatosura të të gjitha shteteve anëtare; të mbajë kontakte të vazhdueshme me përfaqësues të shërbimeve të ndryshme mjekësore të forcave të armatosura në mbarë botën; të promovojë respektimin dhe zbatimin e së drejtës ndërkombëtare humanitare; të informojë anëtarët për projektet inovative dhe arritjet e tjera duke botuar botime etj.
Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e kësaj organizate që nga viti 1997.
Qendra e Gjenevës për Politikat e Sigurisë
Qendra e Gjenevës për Politikat e Sigurisë GCSP gjurmët e para i ka nga Samiti i Gjenevës në vitin 1985, ku është realizuar takimi i parë midis Presidentit të atëhershëm të SHBA Ronald Reagan dhe Sekretarit të Përgjithshëm Sovjetik Mihael Gorbaçov për të diskutuar marrëdhëniet diplomatike ndërkombëtare dhe për garën e armëve në mes të Luftës së Ftohtë.
Në takim është konfirmuar nevoja për të forcuar ekspertizën kombëtare në fushën e çarmatimit dhe sigurisë ndërkombëtare, ashtu që Konfederata Zviceriane ka ndërmarrë iniciativë për të përgatitur program nentemujor për trajnime ekzekutive për zyrtarët qeveritarë, përmes së cilit kanë plotësuar nevojat e personave zyrtarë jo vetëm nga Zvicra, por edhe në shumë vende tjera në Evropë dhe më gjerë.
Ky program ka qenë i dizajnuar në mënyrë unikate për zgjidhje të çështjeve më kritike, në formatin e tryezës së rrumbullakët, me çka janë lehtësuar diskutimet midis ekspertëve dhe praktikuesve. Personat zyrtar jo vetëm që kanë fituar dituri, por edhe kanë ndërtuar raporte dhe mirëbesim të ndërsjellë. Në këtë mënyrë kursi u bë një mjet për ndërtimin dhe ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar. Kështu lindi GCSP.
Në punën e deritanishme, programet e arsimit ekzekutiv me cilësi të lartë në politikën ndërkombëtare të sigurisë u janë dorëzuar pjesëmarrësve që vijnë së pari nga zona Euro-Atlantike dhe më pas në mbarë botën.
Kjo Qendër merret me fushat e: përhapjes së armëve, menaxhimit të krizave, sigurisë kibernetike, mbrojtjes dhe diplomacisë, tregtisë diplomatike, menaxhimit efektiv, sigurisë gjinore dhe inkluzive, terrorizmit dhe krimit të organizuar, sigurisë dhe ligjit, paqeruajtjes dhe ndërtimit të paqes, etj.
Bashkëpunimi i Ministrisë sonë të Mbrojtjes me këtë qendër daton që nga fillimi i GCSP. Në vitet e kaluara, përfaqësitë tona kanë marrë pjesë në aktivitete të shumta të organizuara nga kjo qendër. Një kurs për diplomacinë dhe politikën e sigurisë për personelin ushtarak është organizuar në Shkup në janar 2011 me mbështetjen e Ministrisë sonë.
Këshilli Ndërkombëtar për Sporte Ushtarake – CISM
Këshilli Ndërkombëtar për Sporte Ushtarake – CISM është themeluar më 18 shkurt 1948 në Nicë (Francë) nga pesë kombë themeluese – Belgjika, Danimarka, Franca, Luksemburgu dhe Hollanda. Kjo organizatë është një nga organizatat më të mëdha multidisiplinare në botë. Ajo organizon ngjarje të ndryshme sportive për Forcat e Armatosura të 136 shteteve anëtare të saj dhe është një nga organizatat globale sportive që përmban numrin më të madh të disiplinave. Ushtarët, të cilët mund të jenë takuar më parë në fushën e betejës, tani janë parë në terrenet sportive. Kjo është në përputhje me filozofinë dhe idealet e paraqitura në deklaratën e misionit CISM të vitit 1998 të nënshkruar nga të gjitha shtetet anëtare.
Sipas CISM, përfitimi i pjesëmarrjes në këtë organizatë është:
RMV, si një nga vendet anëtare të kësaj organizate, rregullisht merr pjesë në aktivitete sportive në organizim të saj.
Republika e Maqedonisë Veriore priti Kampionatin e 31-të Botëror të Mundjes Ushtarake të mbajtur në Shkup në Shtator 2016
Republika e Maqedonisë Veriore priti Kampionatin e 31-rë Botëror të Mundjes Ushtarake Ushtarake të mbajtur në Shkup në Shtator 2016.
Pjesëmarrjet tona të fundit ishin nga atletët e ushtrisë, të cilët morën pjesë në Lojërat e 7ta Sportive Ushtarake në Ëuhan, RP e Kinës nga 14 – 29.10.2019 dhe në Maratonin Ushtarak të 84 “Fraunfelder” (në këtë maratonë rregullisht realizojmë plasmane të larta).
Koncepti i Kombeve Kornizë
Koncepti i Kombeve Kornizë – FNC (Frameëork Nations Concept – FNC) është promovuar në Samitin e NATO-s në Uells (2014), si vazhdimësi e përpjekjeve të NATO-s dhe BE-së për promovim të intesifikimit të projekteve në kontekst të NATO-s dhe BE-së dhe vazhdim përkatës me konceptet “smart defence (NATO)” dhe “pooling and sharing (ЕУ)”. Ky concept është rezultat i ndryshimit të konstalacionit të sigurisë të NATO-s dhe BE-së dhe shërben si udhëzues pragmatik për bashkëpunimin në mbrojtje. Shtetet bashkëpunojnë vullnetarisht në një format shumë të të shkathë, duke ruajtur sovranitetin e plotë.
Pas Samitit të Uellsit, janë formuar tre grupe, të udhëhequra nga Italia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar. Qasjet e tre grupeve të ndryshme të FNC ndryshojnë në aspektin e objektivave, metodave dhe strukturës. Secili grup krijon dinamikën dhe bazat e veta për bashkëpunim.
Grupi i udhëhequr nga Italia është përqendruar në zhvillimin e aftësive më të mëdha të komandës dhe kontrollit dhe vendosjen më efikase të komponentit të tokës në operacionet e stabilizimit dhe rindërtimit. Grupi bazohet në katër shtylla:
Përfshirja jonë në këtë grup filloi me ftesën që morëm dhe pjesëmarrjen tonë në mbledhjen e 4-të të Bordit Koordinues të mbajtur në Shtator 2018 në Lubjanë, dhe vazhdoi me pjesëmarrjen tonë të rregullt në aktivitetet e FNC ITA Grouping (në cilësinë e një vëzhguesi), si dhe mbajtjen e një takimi pune me përfaqësuesit e Forcave të Armatosura Italiane në Nëntor 2018 në Shkup ku u përcaktuan fushat për bashkëpunim të mundshëm.