Të nderuar,
Me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancën e NATO-s dhe pas harmonizimit të legjislacionit vendas, kompanitë vendase kanë mundësi të marrin pjesë në prokurimet e publikuara për nevojat e NATO -s dhe shteteve anëtare, vlera e të cilave i kalon 5 miliardë euro në vit.
Ministria e Mbrojtjes ka krijuar një Qendër për Mbështetjen e Kompanive në pjesëmarrjen në Tenderat e Aleancës, e cila ofron mbështetje të plotë dhe gjithëpërfshirëse për çdo kompani vendase që do të shfaqë interes.
Ju ftojmë të aplikoni për regjistrim në regjistrat e operatorëve ekonomikë, të cilët mund të regjistrohen për të marrë pjesë në prokurimin publik për nevojat e NATO -s dhe shteteve anëtare. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të dorëzoni në mënyrë elektronikeKërkesën për Regjistrim në regjistrat e operatorëve ekonomikë në adresën elektronike natonabavki@mod.gov.mk, ose në arkivat e Ministrisë së Mbrojtjes.
Nëse, nga ana tjetër, tashmë jeni regjistruar dhe keni interes të merrni pjesë në prokurimin publik të NATO -s, dhe për këtë ju nevojitet një Çertifikatë për përmbushjen e kushteve për pjesëmarrje në procedurat e prokurimit për nevojat e NATO -s dhe shteteve anëtare të saj, ju mund të dorrëzoni në mënyrë elektronike një Kërkesë për lëshimin e një çertifikate për përmbushjen e kushteve për pjesëmarrje në procedurat e prokurimit për nevojat e NATO-s dhe shteteve anëtare të saj, në adresën e-mail natonabavki@mod.gov.mk, ose në arkivat e Ministria e Mbrojtjes.
Shpalljet për prokurimet publike të NATO -s dhe vendeve anëtare mund të gjenden në lidhjet e mëposhtme:
Personi për kontakt nga Qendra për Mbështetjen e Kompanive:
Marin Dimovski
marin.dimovski@mod.gov.mk
tel: 02/328 30 29
+38970403285
Dokumentet plotësuese: