Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, sot ishte në Kazermën „Goce Dellçev“ – Shkup, ku inspektoi aktivitetet ndërtimore për rindërtimin e plotë të objektit të Drejtorisë për Siguri dhe Zbulim në kuadër të kazermës.
Gjatë vizitës së sotme, ministri, në bisedën me të punësuarit, theksoi se punohet në mënyrë aktive për realizimin e qëllimeve të përcaktuara dhe se investimet që bëhen në fushën e infrastrukturës kanë për qëllim, para së gjithash, përmirësimin e kushteve për punë dhe qëndrim të pjesëtarëve të Armatës dhe të të punësuarve në Ministri.
Aktualisht punohet intensivisht për përfundimin e plotë të aktiviteteve të parapara me rindërtimin e këtij objekti. Konkretisht, vendosen mure të reja ndarëse, instalohet tërësisht instalacion i ri elektrik dhe ndriçim, punohet në lidhjen e instalacionit kundër zjarrit dhe instalacionit të mbrojtjes nga rrufeja, vendoset sistem i ri i ventilimit dhe sistem i ngrohjes, si dhe bëhet ndërrimi i shtresës së dyshemesë dhe dyerve. Gjithashtu, po kryhen punime për përfundimin e nyjeve sanitare, si dhe për përfundimin e punimeve të gipsit, lyerjes dhe punimeve fasaduese, me qëllim arritjen e efikasitetit energjetik të objektit.