EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mbrojtja moderne Maqedonase

Revista „Mbrojtja Bashkëkohore Maqedonase“ për herë të parë është botuar në vitin 2000, dhe njëherit është revista e parë shkencore akademike e recenzuar e Ministrisë së Mbrojtjes, që botohet në vazhdimësi, dhe e njejta është e hapur për hulumtime dhe praktika origjinale të shkencave shoqërore, të fushës së shkencave të sigurisë, të shkencave të mbrojtjes, shkencave ushtarake dhе të studimeve të zhvillimit dhe paqes.


„Mbrojtja Bashkëkohore Maqedonase“ publikon punime nga teoria dhe praktika e studimeve të sigurisë, të studimeve të mbrojtjes dhe të studimeve zhvillimore dhe paqësore, të cilat japin kontribut burimor për të gjitha fushat e njohurive që kanë të bëjnë me hulumtime, përmes paradigmës së problemeve rajonale dhe globale në perspektivë më të gjatë, ndërsa si lëndë e hulumtimit është sistemi shoqëror global, ku përqëndrimi hulumtues është te sfidat dhe të zhvillimi i botës bashkëkohore. Prizma e analizave të sigurisë, mbrojtjes dhe paqes, nuk mund të jetë vetëm kombëtare, por ajo ka nevojë të jetë edhe mbikombëtare. Në këtë mënyrë, në revistë ekzistojnë analiza dhe pika për çështje të cilat kanë të bëjnë jo vetëm me vendin dhe me rajonin, por edhe më gjerë – me vendkrizat globale.

 

Accessibility Menu