• Pas sulmit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë në vitin 2014 dhe aneksimit të një pjese të territorit të Ukrainës, aleatët në Samitin e Aleancës në Varshavë të vitit 2016 vendosën të forcojnë mbrojtjen dhe parandalimin si një kontribut të mëtejshëm për stabilitetin dhe sigurinë e Aleancës.
Duke vepruar kështu, aleatët formuan forca shumëkombëshe, të ashtuquajturat ” Prezenca e Përparuar e Përmirësuar” – NATO Enhanced Forward Presence (eFP) në krahun lindor të Aleancës.
Forca Shumëkombëshe e NATO-s në Verilindjen e Aleancës u krijua për herë të parë në vitin 2017, me krijimin e katër grupeve luftarake shumëkombëshe të batalioneve në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni. Këto forca shumëkombëshe udhëhiqen respektivisht nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara.
Pas agresionit brutal rus kundër Ukrainës në shkurt 2022, në Samitin e NATO-s në Madrid në qershor 2022, aleatët ranë dakord për një ndryshim thelbësor në konceptin e parandalimit dhe mbrojtjes së NATO-s që përfshin forcimin e mëtejshëm të kufirit lindor të Aleancës, përmirësimin e grupeve luftarake në pjesën lindore të Aleancës në nivel brigade, duke transformuar Forcën e Reagimit të NATO-s dhe duke rritur numrin e Forcave të Gatishmërisë së Lartë me ngritjen shtesë të katër grupe luftarake shumëkombëshe të tjera në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të grupeve luftarake shumëkombëshe në tetë, dhe ato shtrihen në të gjithë krahun lindor të NATO-s – nga Deti Baltik në veri deri në Detin e Zi në jug.
Ai përfaqëson përforcimin më të madh të mbrojtjes kolektive të Aleancës në një brez dhe demonstron solidaritetin, vendosmërinë dhe aftësinë e Aleatëve për të mbrojtur çdo centimetër të territorit aleat dhe një miliard qytetarë të Aleancës. Forcat shumëkombëshe demonstrojnë forcën e lidhjes transatlantike dhe e bëjnë të qartë se një sulm ndaj një aleati do të konsiderohej një sulm ndaj të gjithë Aleancës.
• Pjesëmarrja e pjesëtarëve të Armatës maqedonase në kuadër të forcave shumëkombëshe të NATO-s në Letoni dhe në Bullgari dhe Rumani bazohet në vendimet e Qeverisë. Kontributi ynë për forcën e NATO-s të udhëhequr nga Kanadaja në Letoni filloi në qershor 2022 brenda kontingjentit slloven me një detashment MABK, më pas u zëvendësua nga një detashment artilerie që filloi operacionet në dhjetor 2022 në dy rotacione.
Aktualisht, vendi ynë kontribuon në forcat shumëkombëshe në Letoni me një njësi zbulimi, të shpërndarë në kampin Adazhi, pranë Rigës, me rotacion gjashtëmujor.
Nga nëntori 2022, vendi ynë kontribuon në forcat shumëkombëshe në Bullgari (në krye me Italinë) dhe Rumani (në krye me Francën) me nga një togë dhe një oficer shtabi.
Ushtarët maqedonas së bashku me pjesëtarët e forcave të armatosura aleate janë pjesë përbërëse e sistemit kolektiv parandalues dhe mbrojtës të Aleancës.