
Të nderuar,
Njëri ndër prioritetet e Ministrisë së mbrojtjes dhe Armatës, përveç kujdesit dhe avancimit të standardeve të personelit vetanak, është edhe kujdesi për familjet e të punësuarve. Dërgimi në mision i secilit pjesëtar të Armatës, paraqet sfidë profesionale dhe përvojë e re, ndërsa që të mund në mënyrë sa më efikase të përgjigjen ndaj detyrave të dhëna, pjesëtarët e Armatës duhet të jenë të përgatitur mirë dhe të kenë përkushtim të plotë. Përveç përgatitjeve të përditshme të cilat i realizojnë para dërgimit në mision, pjesëtarët e Armatës nevojitet të jenë të sigurt që edhe familjet e tyre do të kenë kujdesin e duhur dhe do të marrin ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme gjatë kohëzgjatjes së misionit.
Ministria dhe Armata, duke i ndihmuar familjes së pjesëtarit që të mbetet stabile, funksionale dhe e mirë organizuar gjatë kohës së misionit, nga afër i ndihmon edhe paqëruajtësit, që maksimalisht të përqëndrohet në realizimin e misionit dhe në detyrat e tij profesionale, duke i dalë në ndihmë për t’a ruajtur edhe shëndetin mental. Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes dhe Armata, ndërmarrin aktivitetete për ndihmë ndaj familjeve dhe ndaj personelit, në bazë të rregullores për ndihmë ndaj familjeve të personelit civil dhe atij ushtarak përgjatë pjesëmarrjes në aktivitete stërvitore, në trajnime, në operacione humanitare apo paqësore, jashtë territorit të Republikës dhe të planit vjetor për realizimin e aktiviteteve.
Qëllimi është që anëtarët e familjes sa më lehtë të përshtaten ndaj ndryshimeve dhe të kenë një jetë sa më normale në rrethanat e reja.
Mbështetjen ndaj familjeve e organizon dhe e realizon Sektori i Resurseve Njerëzore në Ministrinë e Mbrojtjes, përmes qendrave për tranzicion dhe mbështetje të familjeve, në bashkëpunim me komandat dhe me njësitë e Armatës dhe me organet tjera të pushtetit.
Në vijim mund të gjeni informata të dobishme sa i përket asaj se si dhe se çfarë mbështetje mund të marrin anëtarët e familjeve, aktivitete, para, gjatë dhe pas përfundimit të misionit, këshilla bazë dhe këshilla praktik për paqëruajtësit dhe për anëtarët e familjeve të tyre, si dhe informata kontakti.
1. ÇFARË MBËSHTETJE MUND TË MERRNI?
• Informim para dërgimit dhe përgjatë misionit.
• Komunikim me paqëruajtësit.
• Këshillim juridik dhe administrativ.
• Ndihmë për shfrytëzimin e kapaciteteve për pushim të Ministrisë së Mbrojtjes.
• Këshillim për çështje financiare dhe ndihmë për të drejtën e kompetencave financiare në përputhje me Ligjin.
• Mbështetje psikologjike, sociale dhe pedagogjike të anëtarëve të familjes.
• Organizim të aktiviteteve kultorore-zbavitëse.
2. SI TË MERRNI MBËSHTETJE?
• Para fillimit të misioni, së bashku me bashkëshortin jini pjesë e informimit.
• Kërkesën e dhënë nga ana e të punësuarve gjatë informimit plotësojeni me të dhënat përkatëse.
• Do të jeni të kontaktuar në lidhje me të gjitha aktivitetet që i organizon Qendra për Trnzicion dhe Mbështetje të Familjeve.
• Inkuadrohuni në aktivitetet e Qendrave të Tranzicionit dhe Mbështetjes së Familjeve.
I am text block. Click edit button to change this text. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.
Aktivitetet për mbështetjen e familjeve realizohen në tre faza, duke përfshirë këtu edhe bashkëshortët, fëmijët e tyre si dhe personelin që dërgohet në mision.
Faza e I: AKTIVITETE PARA DËRGIMIT NË MISION
Qendrat e Tranzicionit dhe Mbështetjes së Familjeve përmes organizimit të seminareve educative realizojnë informimin e anëtarëve të familjes dhe të personelit që do të dërgohet në mision, për mundësitë dhe për aktivitetet për mbështetjen e familjeve gjatë misionit.
Faza e II: AKTIVITETETE GJATË MISIONIT
Gjatë pjesëmarrjes në mision, qendrat për anëtarët e familjeve ofrojnë mundësi për zhvillimin e lidhjeve të telekomunikimit; mbështetje individuale (këshillim) me anëtarët e familjes rreth problemeve që kanë të bëjnë me sfida të ndryshme, (këshilla juridike, financiare dhe shëndetësore); mbështetje psikologjike dhe sociale që realizohet në Qendrat për Tranzicion dhe Mbështetje të Familjeve; aktivitete kulturore-zbavitëse që Ministria e Mbrojtjes i organizon për ju (shfaqe teatrale, vizitë të muzeve, koncerte, solemnitete ushtarake, etj); organizim të a.q ditë familjare.
Faza e III: АKTIVITETE PARA DHE PAS PËRFUNDIMIT TË MISIONIT
Procesi i ribashkimit të familjes para dhe pas përfundimit të misionit është poashtu i rëndësishëm, si edhe përgatitja për nisje dhe për dërgim në mision. Për këtë qëllim Qendrat për Transformim dhe Mbshtetje të Familjeve bëjnë organizimin e punëtorive të përbashkëta edukative në një afat prej një deri dy ditë.
Dërgimi në mision paqësor paraqet një përvojë të re për ju, e sidomos për familjen tuaj.
Për këtë arsye, përgatitni atë para së të niseni për mision!
Gjatë periudhës para nisjes apo dërgimit, kushtoni vëmendjen tuaj sidomos fëmijëve të vegjël, prindërve të cilët kanë pak më tepër vështirësi t’u përshtaten ndryshimeve të reja. Kaloni kohën tuaj më fëmijët duke luajtur dhe duke biseduar. Lejoni ata që t’ua shprehin ndjenjat e tyre, gëzimin, hidhërimin apo dëshpërimin. Dëshmoni atyre se sa me të vërtetë i doni. Shoqërimi dhe bisedat e përbashkëta lënë kujtime të pashlyera të cilat do t’i kujtoni kur të largoheni nga shtëpia.
Asnjëherë mos u tregoni se po largoheni për të mirën e tyre – sepse mund t’u krijoni ndjenjën e fajësisë për shkak të largimit tuaj.
Disa nga detyrat tuaja, jepeni atyre, varësisht moshës së tyre, sepse në këtë mënyrë do t’ua jepni ndjesinë e përgjegjësisë.
Është noramle që të paraqitet ndjenja e frikës, hidhërimit, dëshpëërimit, vështirsisë, ankthit. Ndani këtë me të afërmit tuaj dhe kërkoni që edhe ata t’a bëjnë të njejtën ndaj jush.
Shmangni situatat konfliktuoze. Në rast se ato janë prezente, përpiquni që t’i zgjidhni para se të niseni.
Jini mbështetja e anëtarëve të familjes, dëshmoni se u bësoni atyre.
Rregulloni gjendjen financiare. Merreni me vete fotografinë, librin, apo filmin e preferuar. Kjo do t’ju ndihmojë në mbajtjen e afërsisë.
Pritni të marrni informacionet zyrtare për kohën dhe për vendin e kthimit të anëtarit të familjes tuaj.
Përfshini fëmijët në përgatitjet për kthimin tuja dhe bisedoni për ndjenjat e tyre. Planifikoni pritjen e anëtarit të familjes suaj, pyeteni se çfarë pritje dëshiron. Disa dëshirojnë vetëm të pushojnë dhe të jenë vetëm me familjen, të tjerët dëshirojnë të festojnë, etj.
Vendosja e marrëdhënieve me familjen dhe përsëri adaptim me jetën e përditshme
Periudha e përshtatjes mund të zgjatë nga disa ditë deri në disa javë, por në raste të jashtëzakonshme si që janë lindja e fëmijës, sëmundjë, lëndim gjatë misionit, e njejta periudhë mund të prolongohet.
Sqaroni se disa punë do të ndryshojnë dhe se nevojitet kohë për përshtatje. Jini të gatshëm për atë se anëtari i familjes suaj ka ndryshuar, por besoni që ato ndryshime janë positive, psiqike (përvoja të reja), apo fizike (ndryshimi në peshë, në ngjyrën e flokëve, pamjen, etj.).
Kjo është një periudhë e ndjeshme për të gjithë anëtarët e familjes, duhet shumë durim dhe kohë. Në periudhën e kaluar janë fituar zakone të reja, përvoja dhe përjetime të reja të ndryshme dhe duhet kohë për t’u mësuar të jemi sërish bashkë dhe të lidheni si familje. Është një mundësi për të përmirësuar marrëdhëniet e ndërsjella.
Edhe pse jeni të lumtur për kthimin, në fillim mund të shfaqet një ndjenjë tensioni dhe nervozizmi, çorganizimi dhe pasigurie, një ndjenjë privimi nga liria dhe pavarësia, një ndjenjë humbjeje dhe tjetërsimi, një mosbesim etj.
Vështirësi mund të lindin edhe gjatë rivendosjes së komunikimit dhe intimitetit me partnerin, në vendosjen e roleve prindërore, në marrjen e përgjegjësive familjare etj.
Duhet më shumë kohë për t’u rilidhur dhe për t’u mësuar me njëri-tjetrin sepse në një fare mënyre të gjithë keni ndryshuar.
Mundohuni të jeni të durueshëm dhe tolerantë dhe të merrni përsipër përgjegjësitë tuaja familjare gradualisht. Jini të hapur dhe përshtatuni me ndryshimet që kanë ndodhur, dhe nëse nuk ju pëlqejnë ato ndryshime, përpiquni t’i ndryshoni ose t’i përshtatni ato me veten tuaj.
Familja juaj është mësuar me mungesën tuaj dhe tani i duhet kohë për t’u mësuar me praninë tuaj. Keni një përvojë të paharrueshme jete!
Tani mund të mendoni ndryshe për shumë çështje të jetës dhe të përfitoni sa më shumë prej saj.
Mbani miqësi dhe kontaktoni kolegët e misionit dhe familjet e tyre, pasi mund të ndani përvoja dhe të kuptoni njëri-tjetrin.
Jini aktiv. Vendosni qëllime realiste për veten tuaj dhe përpiquni t’i arrini ato. Në marrëveshje me anëtarët e tjerë të familjes, mund të planifikoni aktivitetet tuaja.
Është mirë kur diskutoni për problemet, mos përdorni alkool, qetësues apo stimulues të tjerë. Në këtë mënyrë nuk do t’i zgjidhni problemet tuaja, por thjesht do të krijoni të reja.
Vazhdoni të ruani gjendjen tuaj fizike, kujdesuni për veten dhe shëndetin tuaj.
Nëse keni probleme në krijimin e marrëdhënieve në funksionimin e përditshëm për një periudhë të gjatë kohore, kërkoni ndihmë profesionale. Rikthimi në jetën e përditshme ndonjëherë mund të jetë i vështirë dhe i pazakontë.
Jeta dhe puna ngadalë po kthehen në normalitet, ndaj mundohuni të jeni aktivë edhe në punë.
Para se të niseni, përgatitni dokumentacionin e nevojshëm.
Bisedoni me familjen tuaj për gjërat që duhet t’i bëjë në emrin tuaj.
Mos lini obligime të papërmbushura.
Përpiquni që të njëjtat t’i përmbushni apo t’i zgjidhni në kohë:
– çështjet që lidhen me udhëtimin (pasaporta, viza, vaksinat).
– çështje ligjore dhe administrative (kujdestaria, sigurimi).
– prokurë (taksa, udhëtimi i fëmijëve jashtë vendit).
– çështjet financiare (gjendja financiare, kartat e kreditit, llogaritë, autorizimet).
– kartat e shëndetit (sigurimet, të dhënat shëndetësore, barnat).
– çështjet e pronësisë (hipoteka, kreditë, sigurimet, shërbimet komunale).
– pyetje në lidhje me makinën (patentë shoferi, regjistrimi, sigurimi, autorizimi i drejtimit).
Për të gjitha detajet në lidhje me mbështetjen e familjeve të personave të dërguar në misione jashtë territorit të vendit tonë, mund të telefononi ose vizitoni ambientet e qendrës më të afërt ku do të informoheni menjëherë nga këshilltarët.
QENDRA PËR TRANZICION DHE MBËSHTETJE TË FAMILJEVE – SHKUP
adresa: Kazerma “Goce Dellçev” – Shkup
kontakt telefoni: 02/328-7661, 02/328-3863, 02/328-3818
email adresa: semejstva@mod.gov.mk
KOMANDA OPERATIVE DHE MBËSHTETJA E FAMILJEVE – KUMANOVË
adresa: Kazerma “Boro Menkov”
kontakt telefoni: 031/474-216
email adresa: semejstva@mod.gov.mk
Nëse keni një problem dhe keni nevojë për ndihmë ose mbështetje, na kontaktoni dhe stafi ynë do të kujdeset për ju.
Lajmërohuni në këto numra të telefonit apo dërgoni email deri te të punësuarit e Qendrës.
Stafi do t’ju kontaktojë. Ata do t’ju ndihmojnë, ose do t’ju referojnë në njësinë organizative kompetente të Ministrisë së Mbrojtjes ose Armatës për zgjidhjen e problemit.
Nëse është e nevojshme të angazhoni një organ tjetër të administratës shtetërore, të punësuarit do t’ju drejtojnë se ku të telefononi.
Mbani kontakte me stafin në Qendrën e Tranzicionit dhe Mbështetjes së Familjeve.