Admir Shabani
Zëvendësministër në Ministria e mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Zëvendësministër në Ministria e mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Admir Shabani është zgjedhur dhe emëruar zëvendësministër i Mbrojtjes më 4 mars 2026.
Para marrjes së kësaj detyre, Admir Shabani ka punuar si Udhëheqës i Sektorit për Edukim të Vazhdueshëm, Marrëdhënie me Publikun dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, si dhe njëkohësisht si zëdhënës i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Në periudhën 2022–2025 ai ka punuar në Agjencinë e Punësimit si Udhëheqës i Sektorit për Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerëzore.
Nga viti 2008 deri në vitin 2022 ka punuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), fillimisht si bashkëpunëtor i ri për përgatitjen dhe ndjekjen e seancave të KSHZ-së, ndërsa nga viti 2012 në pozitën e Udhëheqësit të Njësisë për Edukim.
Nga viti 2016 deri në ditën e emërimit si zëvendësministër i Mbrojtjes ai ka ushtruar edhe funksionin e zëdhënësit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Nga viti 2019 ka udhëhequr Sektorin për Edukim të Vazhdueshëm, Marrëdhënie me Publikun dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Më herët, në periudhën 2007–2008, ka punuar si bashkëpunëtor i ri në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë, ndërsa nga gushti 2007 deri në mars 2008 ka punuar si jurist në Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme – Tetovë, në një projekt të Bankës Botërore për pronësinë e ndarë dhe regjistrimin e pasurive të paluajtshme, të quajtur “Të dihet se çfarë i takon kujt”.
Karrierën e tij e ka filluar si vullnetar në Gjykatën Themelore në Tetovë, në periudhën 2006–2007.
Admír Shabani është jurist i diplomuar dhe autor dhe bashkautor i disa publikimeve.
Ai posedon aftësi të shkëlqyera kompjuterike, njohuri të avancuara për mjetet e inteligjencës artificiale (AI), programe për punë multimediale, komunikim digjital dhe rrjete sociale.
Gjuha e tij amtare është gjuha shqipe; maqedonishten e përdor shkëlqyeshëm në komunikim dhe në shkrim, ndërsa nga gjuhët e huaja ka njohuri të shkëlqyera të anglishtes dhe të gjuhëve nga hapësira e ish-Jugosllavisë.
Gjatë karrierës së tij profesionale ka marrë pjesë në ngjarje dhe projekte ndërkombëtare dhe ka fituar një numër të madh certifikatash dhe mirënjohjesh ndërkombëtare.