Ismaili falënderoi ministrin shqiptar të mbrojtjes Pirro Vëngu dhe kryesuesen e nismës SEDM, Simona Kojocaru si organizatore për organizimin e mbledhjes dhe gjithashtu në emrin e ministrit të mbrojtjes, Vllado Misajllovskit i përshëndeti të pranishmit dhe shprehu përkushtimin e vendit tone ndaj procesit të SEDM-it dhe ndaj bashkëpunimit rajonal në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë.
Ky ministerial mbledh përfaqësues të vendeve anëtare të SEDM,-it, ku gjithashtu në aktivitetet e nismës marrin pjesë edhe përfaqësues nga organizatat RACVIAC, UNDP/SEESAC.
Qëllimi është promovimi i bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, forcimi i aftësive rajonale të mbrojtjes, bashkëpunimi përmes përpjekjeve kolektive si dhe krijimi i lidhjeve që lehtësojnë integrimin në institucionet euroatlantike.