Ministri i mbrojtjes Vllado Misajllovski sot (08 nëntor) në kazermën „Strasho Pinxhur“ në Petrovec morri pjesë në brifingun në të cilin u prezantua procesi për hyrjen në përdorim operativ të automjeteve të lehta blinduese „Stryker“ në kuadër të Armatës. Në këtë brifing morën pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Angella Ageler dhe drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovksi.
Furnizimi i këtyre automjeteve të blinduara është në kuadër të procesit të modernizimit të Armatës dhe në përputhje me planet që automjetet e para të këtij lloji duhet të arrijnë në vendin tone vitin e ardhshëm.
Këtij brifingu i parapriu punëtoria e përbashkët njëjavore e pjesëtarëve të Armatës me Institutin e Administrimit të Sigurisë, Gardës Kombëtare të Vermontit dhe Brigadës së 4 të Asistimit të Sigurisë nga SHBA.