EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Misajllovski: Gjendja e sigurisë është në nivelin më të lartë, investojmë fuqishëm në modernizimin e Armatës dhr bashkëpunojmë me aleatët në Aleancë

Misajllovski: Gjendja e sigurisë është në nivelin më të lartë, investojmë fuqishëm në modernizimin e Armatës dhr bashkëpunojmë me aleatët në Aleancë

Gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe nuk ka indikacione për cënimin e integritetit dhe sovranitetit të shtetit, tha ministri i mbrojtjes Vllado Misajllovski, i cili sot (5 nëntor), mori pjesë në konfere cën e titulluar “NATO – 75 vjet unitet, bashkëpunim dhe mbrojtje kolektive: Sfidat e sigurisë për Europën”. Në fjalimin e tij ministri u ndal në nevojën e një bashkëpunimi të ngushtë mr aleatët në ballafaqimin me të gjitha sfidat e sigurisë, me mbështetjen ndaj Ukrainës, si dhe në investimin e vazhdueshëm në Armatë – në modernizimin e saj, por edhe në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore.

„Siguria kolektive është e lidhur, dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme që në këtë moment, t’i ndjekim të gjitha sfidat e sigurisë dhe të kemi një bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë me partnerët tanë të NATO-s dhr të Bashkimit Europian“, tha minidtri. Në përgjigjen e pyetjes lidhur me rreziqet e brendshme për vendet anëtare të NATO-s, ministri theksoi se gjendja e sigurisë në vend është në nivelin më të lartë, por edhe se institucionet duhet te mbeten syçelë, që t’i ndjekin dhe t’i parandalojnë të gjitha sfidat e sigurisë. „Njëra ndër kërcënimet ka të bëjë me dezinformatat dhe me ndikimin që vjen drejtpërsëdrejti nga kërcënimet kibernetike dhe nga përzierja në punët e brendshme“, tha ministri.

Misajllovski paralajmëroi një pako të re të mbështetjes për Ukrainën që duhet të jetë pjesë e një seance të mbyllur të Qeverisë sot, dhe theksoi se mbështetja do të vazhdojë edhe më tej, në përputhje me mundësitë tona dhe të nevojës së ruajtjes së gjendjes së gatishmërisësë Armatës në realizimin e kompetencave të saj.

Sa i përket modernizimit, ministri Misajllovski tha se vijojnë disa marrëveshje, duke përmendur këtu edhe furnizimin me automjetet e blinduara të lehta JLTV dhe Stryker nga SHBA, pajisje për mbrojtje kundërajrore, furnizimin me obuse. Zhvillimi i Grupit të Batalionit të Lehtë Këmbësorik, siç tha, ëdhtë prioritet i ynë, njëherit edhe obligim në pajtueshmëri me qëllimet kuantitative dhe kualitative të shkathtësive të definuara si pjesë e NATO – Aleancës. Misajllovski theksoi se paralelisht me procesin e modernizimit, do të respektohen edhe të gjitha obligimet e dala nga Marrëveshja Kolektive e të punësuarve në mbrojtje dhe Armatë, sepse ajo është e vetmja mënyrë si mund të kemi një Armatë të suksesshme. „E gjithë kjo është e lidhur me buxhetin dhr më vjen mirë që edhe gjatë vitit të ardhshëm buxheti i mbrojtjes do të jetë mbi 2 për qind, ku shpreh falenderimet e mia deri te gjithë Qeveria“, shtoi ministri.

Misajllovski përmendi edhe faktin se integromi në Bashkimin Europian është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin në shumë aspekte që kanë të bëjnë me sigurinë dhe theksoi se shteti në pjesëb e mbrojtjes, ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me fqinjët. Si shembull për këtë, siç tha ai, është edhe Marrveshja e Ndrveprimit të Korridorit 8, e nënshkruar me Italinë, Shqipërinë dhe Bullgarinë në Uashington, ndaj së cilës në ministerialin që u mbajt kohë më parë në selinë e NATO-s në Bruksel, u inkuadrua edhe Rumania.

Konferenca në fjalë zhvillohet në koorganizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Fondacionit Konrad Adenauer dhe Vlifrid Matin – Qendra për Studime Europiane. Në mesin e folësve të konferencës ishte edhe ambasadorja e Gjermanisë, Petra Dreksler.

Accessibility Menu