Sot në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes zëvendësministrja Elfet Ismaili mirëpriti Said Al Samik, sekretarin e dytë dhe njëherit zëvendës shefin e misionit të Ambasadës së Shtetit të Katarit në Shkup. Në këtë takim dy bashkëbiseduesit biseduan për fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për intenzifikimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë midis dy vendeve, gjë që do të jepte kontribut plotësues në përkushtimin e përbashkët për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.
Zëvendës shefi i misionit Al Samik shprehu mirënjohjen e tij për mundësinë dhe për pjesëmarrjen e deritanishme e pjesëtarëve të Armatës së Katarit në Qendrën Rajonale për Marrëdhënie me Publikun në Shkup.