EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Misajllovski në Tiranë: Suksesi i SHBA- Kartës së Adriatikut është dëshmi e përkushtimit të përbashkët për sigurinë dhe stabilitetin rajonal

Misajllovski në Tiranë: Suksesi i SHBA- Kartës së Adriatikut është dëshmi e përkushtimit të përbashkët për sigurinë dhe stabilitetin rajonal

„Diskutimet në këtë takim ministror të SHBA-Kartës së Adriatikut janë dëshmi e përkushtimit tonë të fuqishëm për avancimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe promovimin e paqes, stabilitetit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në rajonin tonë”, tha ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, i cili, sot (4 dhjetor) po merr pjesë në takimin ministror të SHBA-Kartës së Adriatikut në Tiranë.

 

Ministri gjatë seancave të punës në takim porositi se bashkëpunimi politiko-ushtarak i vendeve të Ballkanit dhe përkushtimi i vendeve të Evropës Juglindore në proceset integruese evropiane dhe euroatlantike janë të një rëndësie shumë të madhe për forcimin e sigurisë rajonale dhe stabiliteti. Bashkëpunimi brenda grupit A5, tha Misajllovski, është praktik dhe dërgon një mesazh të qartë se popujt tanë duan të jetojnë në paqe, siguri dhe stabilitet. SHBA – Kartën e Adriatikut ai e quajti një forum të suksesshëm për konsultime mes vendeve me vlera të përbashkëta demokratike.

Misajllovski bëri thirrje për pragmatizëm në lidhje me mundësitë për aktivitete të përbashkëta, veçanërisht në trajtimin e kërcënimeve hibride dhe kibernetike, menaxhimin e krizave dhe përballjen me fatkeqësi të ndryshme natyrore. Lidhur me aktivitetet e ardhshme, ministri tregoi se vendet anëtare duhet të vazhdojnë përpjekjet për të identifikuar mundësi të reja bashkëpunimi, duke përmendur fusha të tilla si ndërtimi i rezistencës dhe mbrojtja kibernetike.

Përmbushja e Planit të Veprimit të SHBA- Kartës së Adriatikut 2024 në një situatë komplekse sigurie, tha ai, pasqyron vendosmërinë tonë në zgjerimin e fushës së bashkëpunimit të përbashkët.

Ministri Misajlovski së bashku me përfaqësuesit tjerë nga vendet anëtare të A5-së pas takimit nënshkruan deklaratë të përbashkët.

Në margjinat e takimit ministror, sot pasdite, ministri Misajllovski do të ketë takime të ndara me homologun e tij shqiptar, ministrin Piro Vengu dhe me ndihmëssekretaren e Mbrojtjes së SHBA-së për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Selest Uallander.

SHBA – Karta e Adriatikut u krijua nga Karta e Partneritetit midis vendit tonë, SHBA-së, Shqipërisë dhe Kroacisë në vitin 2003. Formati A-5 ekziston që nga viti 2009, kur Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina iu bashkuan Kartës. Vendet vëzhguese të A-5 janë Sllovenia, Kosova dhe Serbia. Qëllimi i kësaj nisme është një qasje e përbashkët dhe e koordinuar për përmbushjen e kritereve dhe standardeve të NATO-s, promovimin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore dhe forcimin e paqes, demokracisë dhe stabilitetit në rajon.

Accessibility Menu