EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Zëvendesministrja Elfet Ismaili në Ramstein në mbledhjen e Grupit të Kontaktit për Ukrainën

Zëvendesministrja Elfet Ismaili në Ramstein në mbledhjen e Grupit të Kontaktit për Ukrainën

Zëvendësministrja e mbrojtjes, Elfet Ismaili në Ramstein të Gjermanisë, morri pjesë në mbledhjen e Grupit të Kontaktit për Ukrainën, e kryesuar nga sekretari amerikan i mbrojtjes, Llojd Ostin. Në këtë mbledhje në Gjermani, morri pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.

 

Afër pesëdhjetë partnerë dhe aleatë të cilët janë pjesë e Grupit të Kontaktit për Ukrainën e vërtetuan edhe njëherë mbështetjen për vendin i cili e mbron pavarësinë dhe sovranitetin e tij. Këto vende shprehën mbështetje njëherit edhe për integritetin territorial të Ukrainës.

 

Në margjinat e mblëdhjes, zëvendësministrja Ismaili, bisedoi edhe me sekretarin amerikan të mbrojtjes, Llojd Ostin, ku theksoi se vendi ynë edhe në të ardhmen do të vazhdojë t’a mbështes Ukrainën në përputhje me kërkesat e saj dhe me kapacitetet tona. Ismaili dhe Ostin u dakorduan se bashkëpunimi amerikano-maqedonas në fushën e mbrojtjes është në nivelin më të lartë, dhe se i njejti paraqet edhe një dëshmi për partneritetin dhe aleancës strategjike ndërmjet dy vendeve.

Accessibility Menu