EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

U shënua 17 vjetori i aksidentit me helikopter në të cilën humbën jetën njëmbëdhjetë pjesëtarë të Armatës

U shënua 17 vjetori i aksidentit me helikopter në të cilën humbën jetën njëmbëdhjetë pjesëtarë të Armatës

Me një minutë heshtje dhe me vendosje të luleve të freskëta pranë pllakës përkujtimore në Bllacë të Katllanovës, sot më 12 janar, u shënua shtatëmbëdhjetë vjetori i humbjes tragjike të jetës së njëmbëdhjetë pjesëtarëve të Armatës, të cilët humbën jetën duke u kthyer nga misioni paqësor ALTEA në Bosnjë e Hercegovinë.

 

Pjesëtarët e Armatës që humbën jetën u nderuan nga delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Armatës i kryesuar nga ministri i mbrojtjes Vllado Misajllovski dhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, nga një delegacion i Komandës për Operacione, nga Brigada e 1 Këmbësorike, delegacion nga VING-u ajror si dhe nga delegacioni i Komunës së Petrovecit dhe nga anëtarët e familjeve të pjesëtarëve.

 

Me këtë rast, ministri i mbrojtjes Vllado Misajllovski në vendin ku ndodhi kjo tragjedi e madhe, nderoi heronjtë maqedonas së bashku me anëtarët e familjeve të tyre, heronj, të cilët nuk do të harrohen asnjëherë.

 

Paraprakisht në kazermën „Strasho Pinxhur“ në Petrovec, pranë pllakës përkujtimore para komandës së VING-ut ajror, me vendosjen e kurorave me lule të freskëta pjesëtarët e VINGU-t ajror, bënë homazhe dhe nderuan pjeëtarët e Armatës që humbën jetën në këtë aksident.

 

Homazhe për njëmbëdhjetë pjesëtarët maqedonas do të bëhen edhe pranë parkut memorial në kapin “Butmir”, në Sarajevë të Bosnje e Herecegovinës, ku pjesëtarët tanë, ishin pjesë e misionit ALTEA.

 

Në këtë aksident ajror me helikopter, në ditën e sotme para shtatëmbëdhjetë viteve, duke u kthyer nga misioni paqësor ALTEA, tragjikisht humbën jetën, nënkoloneli Toni Spasovski, majori Goran Ristovski, kapetanët Brane Spasovski dhe Igor Gjoreski, flamurtarët Sllavço Vasilev dhe Toni Davitkovski, rreshterët e vjetër Janko Shiriq dhe Aleksandar Taskovski, rreshterët Miki Ivanovski dhe Aleksandar Vasiq, si dhe dhjetari Zllatko Veljanovski.

Accessibility Menu