Ministri Misajllovski falënderoi punonjësit e Ministrisë dhe Armatës për bashkëpunimin dhe përkushtimin në punë dhe u tha se vitin e ardhshëm do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të bashkuar për një mbrojtje edhe më të mirë dhe një Armatë më të fortë.
„Kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer gjatë gjashtë muajve të fundit, tregojmë besim dhe sinergji për të vazhduar të punojmë së bashku me sukses edhe në vitin e ardhshëm. Ju falënderoj të gjithëve për gjithçka që keni bërë”, tha ministri.
Gjenerali Lafçiski i falënderoi pjesëtarët në pension për shërbimin e gjatë në Armatë dhe për faktin se ata “bënë shumë dhe hapën rrugën për brezat e ardhshëm”. Ai i uroi pjesëtarët dhe punonjësit e ministrisë dhe të Armatës për Vitin e Ri dhe festat e ardhshme dhe uroi që kohezioni në punë të vazhdojë edhe në vitin 2025.
Në takim morën pjesë edhe zëvendësministrja e mbrojtjes Elfet Ismaili, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Azim Nuredin, shefat e Ministrisë dhe shefat e seksioneve në Shtabin e Përgjithshëm.