EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Fuqizimi i partneritetit me Vermontin – delegacioni maqedonas u takua me guvernatorin e shtetit, Skot dhe vizitoi Universitetin “Noruiç”

Fuqizimi i partneritetit me Vermontin – delegacioni maqedonas u takua me guvernatorin e shtetit, Skot dhe vizitoi Universitetin “Noruiç”

Delegacioni i Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes që ndodhet për vizitë në Vermont, SHBA, i udhëhequr nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, i shoqëruar nga Sekretarja Shtetërore në Ministri, Elizabeta Çupovska Ristova, gjatë ditës së djeshme realizoi takim me guvernatorin e këtij shteti amerikan, Fil Skot, në të cilin mori pjesë edhe komandanti i Gardës Kombëtare të Vermontit, gjeneralmajor Gregori Najt.

 

Gjatë takimit u diskutua për përfitimet nga Programi i Partneritetit që prej më shumë se tre dekadash realizohet përmes një game të gjerë aktivitetesh, siç janë: ushtrime dhe stërvitje të përbashkëta, konferenca, vizita në baza ushtarake, qendra arsimore dhe institucione në SHBA, seminare, etj. U theksua gjithashtu kontributi i jashtëzakonshëm i komandantit të Gardës Kombëtare të Vermontit, gjeneral-major Knight, i cili gjatë mandatit të tij ka luajtur rol kyç në zhvillimin dhe suksesin e këtij programi.

 

Në kuadër të aktiviteteve, delegacioni maqedonas realizoi takim me komandantin e Universitetit “Norui”, gjeneral brigade Uilliam MekKola gjatë vizitës në këtë institucion të arsimit të lartë ushtarak. Në fokus të bisedës ishte rifreskimi i programit të shkëmbimit të studentëve midis Armatës dhe Universitetit. Ky program ka luajtur rol të rëndësishëm në forcimin e partneritetit mes dy vendeve dhe në mbështetjen e zhvillimit profesional dhe akademik të liderëve të ardhshëm ushtarakë. Ai mbetet mekanizëm kyç në përpjekjet për thellimin e lidhjeve institucionale dhe përparimin e ndërveprueshmërisë.

 

Gjatë ditës, delegacioni vizitoi edhe Qendrën Rajonale për Gatishmëri dhe Teknologji Rajonale “Northfild”, ku u prezantua angazhimi i kësaj qendre në fushën e operacioneve informative dhe sigurisë kibernetike në vendin tonë.

 

Në ditët në vijim, delegacioni do të marrë pjesë në disa prezantime dhe vizita në institucione dhe kapacitete me interes të përbashkët.

Accessibility Menu