Sekretari i shtetit në Ministri, Elizabeta Çupovska Ristova, sot (25 korrik) u takua me atasheun e deritanishëm dhe të sapoemëruar të mbrojtjes për vendin tonë, kolonel Pjotr Grela dhe kolonel Tomasz Malimon.
Çupovska Ristova falënderoi kolonelin Grela për bashkëpunimin e shkëlqyer në fushën e mbrojtjes, ndërsa kolonelit Malimon i uroi mirëseardhje dhe i tha se Ministria mbetet e hapur për zhvillimin e marrëdhënieve të mbrojtjes midis dy vendeve aleate.
Gjatë takimit u theksua angazhimi për forcimin e bashkëpunimit me nënshkrimin e një plani për bashkëpunim në mbrojtje midis dy vendeve.
Bashkëpunimi maqedono-polak në fushën e mbrojtjes daton që nga viti 1996 dhe është në një trajektore pozitive. Që nga vendosja e bashkëpunimit në mbrojtje, janë realizuar një numër i madh takimesh të përbashkëta në nivel ushtarak dhe të mbrojtjes. Gjithashtu, pjesëtarë të Armatës kanë marrë pjesë në stërvitje dhe aktivitete ushtarake të realizuara në Poloni, përfshirë stërvitjen “Anakonda 23”.