Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot (24 qershor) në Hagë, me ftesë të ministrit holandez të mbrojtjes Ruben Brekelmans, do të
marrë pjesë në takim pune të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës.
Në takimin e organizuar në kuadër të Samitit të NATO-s, ministrat e mbrojtjes do të diskutojnë për disa tema kyçe lidhur me mbrojtjen,
përfshirë investimet në mbrojtje si parakusht për përmbushjen e Qëllimeve të Kapaciteteve të NATO-s, si dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes – një element kyç në forcimin e kapaciteteve të Aleancës për të përmbushur qëllimin e përbashkët – një NATO e sigurt,
që garanton siguri për më shumë se një miliardë njerëz.
Në Hagë nesër do të mbahet Samiti i Aleancës, ku vendi ynë do të përfaqësohet nga një delegacion i nivelit të lartë, i kryesuar nga presidentja
Gordana Siljanovska-Davkova, dhe i përbërë nga ministri i mbrojtjes Misajllovski, ministri i punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme, Timço Mucinski, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski.