Sot (5 qershor 2025), në selinë e NATO-s në Bruksel, ministri Vllado Misajllovski, së bashku me ministrat e mbrojtjes të vendeve aleate, morri pjesë në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO-s.
„Uniteti i Aleancës është në nivelin më të lartë. Ne konfirmuam angazhimin tonë të përbashkët për parandalim dhe mbrojtje të të gjithë territorit të NATO-s,” tha ministri dhe shtoi se Aleanca është e bashkuar rreth tre detyrave të saj themelore – mbrojtjes dhe parandalimit, sigurisë kolektive dhe menaxhimit të situatave të krizës.
Misajllovski deklaroi se gjatë takimeve u diskutua çështja e investimeve në mbrojtje të dedikuara për kapacitetet mbrojtëse dhe civile, të cilat do të forcojnë sigurinë dhe stabilitetin, si dhe rezistencën shoqërore.
„Edhe pse mbrojtja është detyra kryesore e Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, është e nevojshme që i gjithë shoqëria të përfshihet në rritjen e rezistencës sonë, mbrojtjen e paqes, stabilitetin dhe sigurinë e çdo individi,” theksoi ai.
Ministri në takim dha mbështetje të plotë për përpjekjet për forcimin e Aleancës dhe konfirmoi përkushtimin e vendit ndaj sigurisë kolektive.
Në orët e pasdites u mbajt edhe takimi i Këshillit NATO – Ukrainë, ku vendet anëtare të NATO-s konfirmuan angazhimin për mbështetje të vazhdueshme dhe afatgjatë për Ukrainën. Në këtë sesion mori pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë sigurie, Kaja Kallas. Ministri Misajllovski mori pjesë gjithashtu në takimin e Grupit për Planifikim Bërthamor të NATO-s.
Ky takim është përgatitja e fundit para Samitit të NATO-s në Hagë, që do të mbahet më 24 dhe 25 qershor 2025.