Ministri Misajllovski theksoi se vendi ynë mbetet fuqimisht i përkushtuar ndaj qëllimit të përbashkët – një Aleancë e sigurtë dhe e qëndrueshme dhe siguri për mbi një miliardë njerëz në botë. Përmbushja e Qëllimeve të Kapaciteteve të NATO-s është prioriteti më i lartë i mbrojtjes dhe kjo do të realizohet përmes investimeve në mbrojtje, si dhe përmes procesit të modernizimit dhe pajisjes së Armatës, i cili është në rrjedhë e sipër.
Samiti i NATO-s në Hagë fillon sot, ndërsa delegacioni maqedonas, i përbërë nga ministri i mbrojtjes, Vllado Misajllovski, ministri i punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme, Timço Mucinski, si dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, udhëhiqet nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.