EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Në Bratislavë, takime të ndara të ministrit Misajllovski me ministrat e Mbrojtjes të Çekisë dhe Sllovakisë, Jaromir Zuna dhe Robert Kalinak

Në Bratislavë, takime të ndara të ministrit Misajllovski me ministrat e Mbrojtjes të Çekisë dhe Sllovakisë, Jaromir Zuna dhe Robert Kalinak
Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot në Bratislavë, Sllovaki, së bashku me mysafirët e tjerë të lartë, shënoi në mënyrë solemne hapjen e Panairit Ndërkombëtar për Teknologji të Mbrojtjes dhe Sigurisë – IDEB, ku mbi 150 ekspozues nga 16 vende prezantuan sisteme dhe pajisje të reja moderne ushtarake.
 
Në margjinat e panairit, ministri Misajllovski zhvilloi dy takime të ndara me kolegun dhe nikoqirin e tij, ministrin e Mbrojtjes të Sllovakisë, Robert Kalinak, dhe me ministrin e Mbrojtjes të Çekisë, Jaromir Zuna. Në takime u konfirmua përkushtimi i ndërsjellë për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe përforcimin e kapaciteteve të Aleancës për mbrojtje dhe parandalim.
 
Në takimin me ministrin e Mbrojtjes të Sllovakisë, Kalinak, Misajllovski falënderoi për ftesën për pjesëmarrje në panair dhe me këtë rast vlerësoi rezultatin pozitiv të mbledhjes së parë të Komisionit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik ndërmjet dy vendeve, të realizuar në muajin mars, ku në fushën e mbrojtjes u përfshinë disa tema si zhvillimi i bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, modernizimi dhe pajisja, forcimi i trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta, si dhe shkëmbimi i ndërsjellë në nivel ekspertësh.
 
Ministri sllovak Kalinak falënderoi për pjesëmarrjen e delegacionit maqedonas të udhëhequr nga ministri Misajllovski në Panairin Ndërkombëtar në Bratislavë dhe theksoi se bashkëpunimi maqedono-sllovak ka potencial të madh dhe se zhvillimi i tij mund të jetë një nxitje e fortë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në hapësirën euroatlantike.
 
Marrëdhëniet e afërta në mbrojtje dhe besimi i ndërsjellë janë mundësi për zhvillim të mëtejshëm të përbashkët të bashkëpunimit, u konfirmua në takimin me ministrin e Mbrojtjes të Çekisë, Jaromir Zuna. “Të dy vendet kanë ndërtuar marrëdhënie të afërta në mbrojtje dhe besim të ndërsjellë që na mundëson të shfrytëzojmë të gjithë potencialin për zhvillim të përbashkët”, theksoi Misajllovski në takimin me ministrin Zuna.
 
Misajllovski propozoi që bashkëpunimi të zhvillohet në më shumë fusha, ndër të cilat logjistika, planifikimi operacional, si dhe bashkëpunimi praktik që mund të forcojë kontributin në kuadër të operacioneve dhe misioneve të Aleancës së përbashkët. Ministri u ndal edhe te realizimi i përbashkët i seminareve, punëtorive dhe bisedimeve ekspertësh, ndërsa si element thelbësor, tha ai, duhet të merret parasysh edhe bashkëpunimi në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe transferimi i teknologjive.
 
Ministri Zuna shprehu gatishmëri për intensifikim të mëtejshëm të bashkëpunimit në mbrojtje, duke pasur parasysh se kapacitetet e të dy vendeve janë pjesë përbërëse e mbrojtjes kolektive të Aleancës.

Accessibility Menu