EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Lidhje me video konferencë e Misajllovskit dhe Llafçiskit me pjesëtarët tanë në Liban

Ministria e mbrojtjes Ministria e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, sot në mëngjes patën një lidhje me video me tre oficerët tanë të cilët janë pjesë e misionit të Kombeve të Bashkuara UNIFIL në Liban.

Nga oficerët tanë u konfirmua se po ndihen mirë, se morali i të gjithë anëtarëve brenda misionit është në nivel të lartë dhe se detyrat po kryhen në vazhdimësi. Oficerët e shtabit maqedonas, së bashku me pjesëtarët e ushtrive të vendeve të tjera që janë pjesë e misionit UNIFIL, monitorojnë në vazhdimësi situatën e sigurisë në kufirin jugor të Libanit, si dhe situatën e sigurisë në të gjithë rajonin.

Republika e Maqedonisë së Veriut kontribuon në mënyrë aktive në misionin e OKB-së në Liban dhe aktualisht dy oficerë shtabi janë pjesë e kontingjentit italian në Shama, Liban dhe një oficer shtabi është në Komandën e UNIFIL në Nagura, Liban.

Accessibility Menu