Ministri Vllado Misajllovski e përmbylli vizitën e tij të punës në SHBA me takimin me shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, nënkolonelin Xhonatan Stabs.
Në takimin ku morën pjesë shefi i Shtabit të Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski dhe komandanti i Gardës Kombëtare të Vermontit, gjeneralmajor Gregori Najt, u riafirmua partneriteti tre dekadash midis Armatës dhe Gardës Kombëtare të Vermontit.
Temë e bisedës ishte thellimi i partneritetit dhe bashkëpunimit në drejtim të modernizimit të Armatës maqedonase dhe trajnimit të pjesëtarëve të Armatës.
Vizita e punës disa ditore në SHBA e ministrit Misajllovski dhe delegacionit maqedonas ishte me rastin e Konsultimeve vjetore dypalëshe të mbrojtjes me përfaqësues të lartë në Pentagon.