EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Në PU „Krivollan“ për herë të parë u realizua stërvitja me përdorimin e stacionit të armatosur të komanduar nga distanca

Në PU „Krivollan“ për herë të parë u realizua stërvitja me përdorimin e stacionit të armatosur të komanduar nga distanca

Sot në poligonin ushtarak „Krivollak“ u realizua stërvitja metodiko-demonstruese me gjuajtje luftarake, në të cilën morrën pjesë: kryetari i Qeverisë Hristian Mickoski, ministri i mbrojtjes Vllado Misajllovski, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, general-major Sashko Lafçiski, ministrja e financave Gordana Dimitrieska Koçoska, ambasadroja e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Anxhela Ageler, gjeneralë të Armatës, komandantët e njësive vartëse të SHP dhe të Armatës, si dhe kryetarët e komunave të Shtipit, Negotinës dhe Kavadarit.

Qëllimi i kësaj stërvitjeje ku për herë të parë u përdor sistemi i ri i automjetit të lehtë të blinduar ushtarak – JLTV, stacioni i armatosur i komanduar nga distance, ku personi cili menaxhon me sistemin është i mbrojtur në automjetin e blinduar, është demonstrim i procedurave taktike gjatë realizimit të sulmit, përmes integrimit të elementeve luftarake dhe mbështetjes luftarake, në mënyrë që të demonstrohet gatishmëria e çetës së përforcuar këmbësorike që është pjesë e Grupit të Batalionit të Lehtë Këmbësorik – GBLK.

Kryeministri Mickoski pas stërvitjes u shpreh: „Sot mund të shohim një stërvitje dinamike e praktike me zbatimin e armatimit bashkëkohor, me zbatimin dhe përdorimin e pajisjeve bashkëkohore. Unë mund të them se atë që munda t’a shoh, konkludova se bëhet fjalë për kapacitete të nivelit të shkëlqyer apo nivelit të shumë të lartë. Shpesh më pyesin sa a jeni apo nuk jeni të kënaqur. Lirisht mund të them se jam shumë i kënaqur“.

„Si Qeveri do të vazhdojmë t’ju mbështesim dhe mendoj se para nesh janë vijnë ditë të mira. Në pjesën e kapaciteteve teknike, ministri foli mjaft, në pjesën e kapaciteteve financiare ministri tha se në bashkëpunim me Ministrinë e Financave kanë bërë shumë gjatë kësaj periudhe dhe se çfarë kanë hasur në momentin e marrjes së detyrës. Por, jini të bindur se mbështetja për Armatën, furnizimi me pajisje të reja, do të vazhdojë edhe gjatë viteve në vijim. Për të qenë me të vërtetë një Armatë bashkëkohore dhe dinamike që do i përgjigjet standardeve të NATO-s”, potencoi kryeministri Hristijan Mickoski.

Ministri Misjallovski në deklaratën e tij për mediat theksoi se pajijet e reja, parimisht mundësojnë mbrojtjen e personelit që i përdorin të njejtat, e njëkohësisht vet sistemi posedon fuqi të mjaftueshme të zjarrit dhe precizitet për të gjitha kushtet kohore dhe atyre të terrenit.

„Këto sisteme bashkëkohore do të jenë të instalura në shumë automjete të këtilla si dhe në një pjesë të transportuesve të blinduar që presim të mbërrijnë gjatë vitit vijues. Por, dua të theksoi se përpos sistemeve në fjalë, në pajisshmërinë e këtyre automjeteve dhe të automjeteve Stryker, do të ketë edhe pajisje tjetër bashkëkohore e cila do të instalohet në mënyrë plotësuese, në mesin e të cilëve edhe sistemi Xhavelin”, tha Misajllovski dhe shtoi se „Si vend anëtar i NATO-s nevojitet që në vazhdimësi të investojmë në pajisje të reja bashkëkohore në mënyrë që të jemi kompatibil me vendet tjera aleatë dhe ajo që është më e rëndësishme ka të bëjë me faktin se ne, kjo Qeveri, e kryesuar nga kryeministri, do të vazhdojë të investojë në kapacitetet e mbrojtjes, në resurset njerëzore dhe në pajisje të reja bashkëkohore, e cila para se gjithash, do të thotë një Armatë e përgatitur më mirë, e gatshmë të përgjigjet ndaj çdo sfide dhe në këtë mënyrë të kontribuojmë për fuqizimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon e më gjerë me pjesëmarrjen tonë në kuadër të operacioneve globale “.

Accessibility Menu