Sot në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri Vllado Misajllovski, zhvilloi takim me përfaqësuesin e posaçëm të Mbretërisë së Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Erik Nestas Matisen dhe me ambasadoren jorezidente norvegjeze, SH.S Kristin Melsom.
Në këtë takim u theksua bashkëpunimi i frytshëm që deri tani kanë zhvilluar dy vendet ndërmjet tyre, sidomos në fushën e mbrojtjes, bashkëpunim ky i shkëlqyeshëm që kontribuon edhe në zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes në pjesën e modernizimit, pajisshmërisë, trajnimeve dhe zhvillimit të personelit. Në saje të kësaj, u theksua edhe se bashkëpunimi shkon në drejtim të fuqizimit të aleancës dhe në interes të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.