Sot (12 nëntor) në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri Vllado Misajllovski zhvilloi takim me ambasadoren e posa emëruar të Mbretërisë së Hollandës SH.S. Ozlem Çanel, të cilës i dëshiroi mision të suksesshëm diplomatik dhe njëjerit i bëri me dije se Ministria e Mbrojtjes është e përkushtuar në avancimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes me Holandën aleate.
Misajllovski u falenderua për mbështetjen e fuqishme holandeze në procesin e integrimit në Bashkimin Europian dhe theksoi rëndësinë e vendosjes së bashkëpunimit ndërmjet aleatëve në kuadër të sigurisë kooperative, menaxhimin me krizat dhe mbrojtjen kolektive.
Në takimin në të cilin mori pjesë edhe atasheu i mbrojtjes, nënkoloneli Jurgen Fllajshman, u bisedua edhe rreth mundësive të thellimit të bashkëpunimit të mbrojtjes, sidomos për mundësinë e shfrytëzimit të kapaciteteve kombëtare të dy vendeve në domenin e shkollimit ushtarak, trajnimit dhe stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.