Sekretarja shtetërore e Ministrisë së Mbrojtjes, Elizabeta Çupovska-Ristova, sot morri pjesë në panel diskutim, të titulluar “Plaftorma 6 – 100% TË PËRKUSHTUAR PËR TY – Fokus për drejtësinë, mbrojtjen dhe sigurinë” ku theksoi se vendi ynë është i sigurt dhe stabil, fakt ky i cili është vërtetuar edhe nga Këshilli i Sigurimit. Çupovska-Ristova shtoi se vendi në mënyrë active kontribon edhe ndaj sigurisë rajonale edhe ndaj asaj kolektive të Aleancës.
„Kontributi i Maqedonisë në sigurinë rajonale është valorizuar në mënyrën më të përshtatshme dhe njëherit i vërtetuar nga të gjithë NATO aleatët“, tha Çupovska – Ristova dhe shtoi se “në mënyrë aktive kontribuojmë edhe në garantimin e sigurisë kolektive dhe këtë e dëshmojmë me pjesëmarrjen tone në kuadër të forcave shumëkombëshe të vendosura në Letoni, Bullgari dhe Rumani“.
Sa i përket situatës dhe sfidave aktuale të mbrojtjes, Çupovska-Ristova tha se kemi hasur një situatë tejet sfiduese financiare, por se me një analizë të duhur të gjendjes dhe me alokimin e mjeteve me rebalancin e buxhetit, janë siguruar mjete financiare për pagesën e të gjitha borxheve nga e kaluara dhe obligimeve rrjedhëse ndaj pjesëtarëve të Armatës dhe të punësuarve në mbrojtje për vitin 2024 dhe 2025.
Çupovska-Ristova u ndal edhe te modernizimi i Armatës që vazhdon në përputhje me planet, bashkëpunimin me partnerët dhe aleatët dhe te buxhetimi i mbrojtjes, ku mes tjerash theksoi se „njëri ndër prioritetet parësore në të cilën punon Qeveria, është sigurimi i financimit stabil të mbrojtjes”. Sekretarja shtetërore shtoi se edhe gjatë vitit të ardhshëm buxheti i mbrojtjes do të jetë mbi 2 për qind nga bruto prodhimi vendor.
Në „Platforma 6. – 100% TË PËRKUSHTUAR PËR TY – Fokus për drejtësinë, mbrojtjen dhe sigurinë“ i organizuar nga Qeveria, përveç sekretares shtetërore të Ministrisë së Mbrojtjes, morrën pjesë edhe ministri i punëve të brendshme, Pançe Toshkovski dhe ministri i drejtësisë, Igor Fillkov.