EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Misajllovski: Siguria e qytetarëve është prioriteti ynë i parë, jemi të përkushtuar për forcimin e kapaciteteve të Armatës

Misajllovski: Siguria e qytetarëve është prioriteti ynë i parë, jemi të përkushtuar për forcimin e kapaciteteve të Armatës

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot (11 nëntor) në tribunën shkencore-eksperte në Shtëpinë e Armatës kushtuar funksionalitetit të sistemit mbrojtës konfirmoi tri qëllimet kryesore për mbrojtjen – intensifikimin e agjendës reformuese, përfshirë këtu modernizimi i ushtrisë, respektimi i plotë i detyrimeve të Ministrisë ndaj punonjësve dhe pjesëtarëve të Armatës dhe buxhetimi i qëndrueshëm i mbrojtjes si bazë për zhvillim.

 

„Procesi i modernizimit po ecën sipas të gjitha planeve. Jemi duke realizuar projekte vërtet të rëndësishme me të cilat pajisjet e reja, moderne, të sofistikuara sipas standardeve më të larta të NATO-s bëhen realiteti ynë”, tha Misajllovski. Ai përmendi projektet e modernizimit si prokurimi i mjeteve të blinduara të lehta JLTV dhe Stryker, sistemin e mbrojtjes ajrore Mistral 3, pajisjet e artilerisë, mirëmbajtjen e flotës ekzistuese të helikopterëve dhe prokurimin e helikopterëve të rinj për Armatën.

Ministri iu referua punonjësve të Armatës dhe Mbrojtjes, për të cilët tha se “janë profesionistë që udhëheqin proceset më serioze në vend, ndërsa në të njëjtën kohë janë të parët që dalin në terren në mbështetje të çdo qytetari të Maqedonisë“.

E gjithë kjo është realitet, tha Misajllovski, sepse buxheti është stabil dhe është në rritje. Ai bëri të ditur se buxheti i mbrojtjes do të rritet në vitin 2025, pra do të arrijë në më shumë se 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Kjo, theksoi ministri, nënkupton realizimin e të gjitha planeve zhvillimore të planifikuara.

Lidhur me reformën në sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit, ministri Misajllovski tha se mbrojtja është e gatshme të japë përkrahje të plotë në këto reforma sepse “nuk ka asgjë më të rëndësishme se siguria e qytetarëve tanë“.

„Ata [qytetarët] presin nga ne një sistem të integruar efikas, të shpejtë, të mirëpërgatitur për mbrojtjen dhe shpëtimin dhe menaxhimin e krizave. Në fund të fundit, elementët e zjarrtë me të cilët u përballëm verën e kaluar ishin prova e mjaftueshme se duhet të ndryshojmë diçka, tani dhe menjëherë. Le të zbulojmë dobësitë e sistemit dhe së bashku… të tregojmë se dimë të vendosim në radhë të parë nevojat e çdo qytetari”, theksoi ministri.

Tribuna shkencore eksperte organizohet nga Klubi i Gjeneralëve, anëtarë të të cilit janë 35 gjeneralë aktivë dhe në pension, me përvojë të konsiderueshme të fituar në punën disa dekadash në sistemin e mbrojtjes. Folës në tribunë ishin profesorë dhe ekspertë të shquar të fushës së sigurisë.

Accessibility Menu