EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takimi i sekretares shtetërore Çupovska Ristova me zëvendësndihmësin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Hamilton: siguria dhe stabiliteti rajonal mbeten në fokusin tonë

Takimi i sekretares shtetërore Çupovska Ristova me zëvendësndihmësin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Hamilton: siguria dhe stabiliteti rajonal mbeten në fokusin tonë

Sot (5 tetor), në Ministrinë e Mbrojtjes, sekretarja shtetërore Elizabeta Çupovska Ristova u takua me zëvendësndihmësin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për partneritete, ambasadorin Kevin Hamilton, me të cilin bisedoi për zhvillimet politike dhe të sigurisë në rajon, si dhe për kontributin maqedonas në forcimin e sigurisë rajonale, i cili është i dukshëm përmes pjesëmarrjes së ushtarëve maqedonas në misionin e Aleancës në Kosovë, KFOR.

„Siguria rajonale mbetet në fokusin tonë. Ushtarët maqedonas do të vazhdojnë të japin kontributin e tyre edhe në misionin e NATO-s, KFOR, ashtu si edhe në kuadër të forcave shumëkombëshe të NATO-s në Rumani dhe Bullgari. Vendi ynë është një aleat i përkushtuar, i cili në mënyrë aktive kontribuon në forcimin e sigurisë kolektive të NATO-s“, tha sekretarja shtetërore.

Çupovska Ristova iu referua edhe investimeve në mbrojtje, duke theksuar se Armata ka hyrë në një proces intensiv të modernizimit dhe pajisjes, në përputhje me prioritetet kombëtare dhe objektivat e NATO-s për kapacitete. Këtë vit, një e treta e buxhetit të mbrojtjes ndahet për pajisje të reja dhe moderne, të ndërveprueshme me pajisjet e aleatëve në Aleancë.

Në takim, ambasadori Hamilton u njoh gjithashtu me proceset për rishikimin e dokumenteve kyçe në fushën e mbrojtjes, me çka do të mundësohet që procesi i zhvillimit të mbrojtjes të përshtatet me realitetin e ri gjeopolitik.

Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Hamilton, gjatë takimit falënderoi për kontributin që Armata jep në forcimin e mbrojtjes kolektive dhe stabilitetit të rajonit.

Accessibility Menu