EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri Misajllovski në hapjen e Turneut qendror Memorial në nderim të pjesëtarëve të rënë: duhet ta ruajmë kujtimin për ata që dhanë jetën për atdheun

Ministri Misajllovski në hapjen e Turneut qendror Memorial në nderim të pjesëtarëve të rënë: duhet ta ruajmë kujtimin për ata që dhanë jetën për atdheun

Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, sot (3 tetor), në sallën „Boris Trajkovski“, hapi turneun e 26-të tradicional memorial në futsall, të bashkëorganizuar nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Brendshme dhe shoqata „Heronjtë e Maqedonisë 2001–2015“. Turneu organizohet në nderim të pjesëtarëve të Armatës të rënë në vitin 2001 dhe pjesëtarëve të policisë të rënë gjatë ngjarjeve në Kumanovë në vitin 2015.

Ministri Misajllovski, para drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, dhe anëtarëve të ekipeve nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Armata e Maqedonisë, theksoi se duhet ta ruajmë kujtimin për ata që dhanë jetën e tyre për shtetin dhe ta përcjellim këtë kujtim te brezat e ardhshëm. 

„Ajo që duhet të bëjmë është të bashkohemi dhe të tregojmë se heronjtë nuk harrohen. Falënderoj çdo pjesëtar të Armatës, të gjithë ata që mbajnë uniformën dhe që çdo ditë punojnë për shtetin tonë. Ministria e Mbrojtjes do të jetë gjithmonë këtu për të ndihmuar dhe për t’u bërë nderimin e denjë heronjve“, theksoi ministri.

Do të bëjmë gjithçka nga vetja për të treguar respekt dhe për të dëshmuar se çdo brez duhet ta përcjellë këtë te brezat e ardhshëm“, tha Misajllovski dhe shtoi: „që të mos harrohet ai që dha gjithçka për atdheun.“

Drejtori i BSP-së, Janev, theksoi se turneu tashmë 24 vjet e mban të gjallë kujtimin për ata që dhanë jetën e tyre për Maqedoninë, paqen e saj dhe sigurinë e qytetarëve.

 „Sot nuk jemi këtu vetëm për shkak të traditës. Jemi këtu sepse kemi detyrimin të kujtojmë. T’i kujtojmë kolegët, miqtë, vëllezërit, bashkëshortët, baballarët dhe bijtë tanë, të cilët e mbanin uniformën me nder dhe të cilët, duke kryer detyrën e tyre, dhanë sakrificën më të madhe që mund të japë një njeri. Emrat e tyre nuk janë vetëm pjesë e historisë së forcave tona të sigurisë. Ata janë pjesë e historisë së Maqedonisë“, theksoi Janev.

 

Accessibility Menu