EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takim Misajllovski – Pearce në Londër: Bashkëpunimi mbrojtës maqedonas-britanik në nivelin më të lartë, kontributi në sigurinë rajonale prioritet i parë

Takim Misajllovski – Pearce në Londër: Bashkëpunimi mbrojtës maqedonas-britanik në nivelin më të lartë, kontributi në sigurinë rajonale prioritet i parë

Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Vllado Misajllovski, i cili ndodhet për një vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar, u takua sot në mëngjes me përfaqësuesen speciale për Ballkanin Perëndimor, zanjën Karen Pearce, me të cilën diskutoi stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, sfidat gjeopolitike dhe zhvillimin e bashkëpunimit mbrojtës midis dy vendeve aleate.

 

“Ne e konsiderojmë Mbretërinë e Bashkuar si një nga aleatët më të fortë dhe më të rëndësishëm në Aleancë. Bashkëpunimi ynë në mbrojtje është jashtëzakonisht i fortë dhe i dukshëm, veçanërisht përmes numrit të madh të aktiviteteve të përbashkëta dhe mbështetjes britanike në zhvillimin e mbrojtjes dhe të Armtës”, tha ministri.

 

Misajllovski foli edhe për sigurinë rajonale, të cilën ai e quajti “jashtëzakonisht të rëndësishme në kohë sfidash serioze gjeopolitike”, duke konfirmuar se Armata Maqedonase do të vazhdojë të kontribuojë në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR. “Si një nga shtyllat e sigurisë rajonale, ne mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj pjesëmarrjes së Armatës në këtë mision”, konfirmoi ai.

 

Si pjesë e vizitës, Ministri Misajllovski, së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucinski, u takuan edhe me nënsekretarin parlamentar të shtetit dhe Ministrin për shërbime, biznese të vogla dhe eksporte në Ministrin e biznesit dhe tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar, Gareth Thomas, me të cilin diskutuan bashkëpunimin e mundshëm në të ardhmen në fushën e prodhimit të specializuar, duke marrë parasysh deklaratën e përbashkët nga Samiti i NATO-s në Hagë, ku aleatët u zotuan për forcimin e bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe zhvillimin e teknologjive të reja dhe të përparuara.

 

Në mbështetje të këtij qëllimi, Ministri Misajllovski u takua me disa organe qeveritare në Agjencinë e Eksportit dhe Investimeve të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që punojnë në fushën e sigurisë kibernetike, financimit dhe mbështetjes së projekteve, zhvillimit të teknologjive të reja dhe të përparuara në industrinë e mbrojtjes dhe prokurimit.

Accessibility Menu