EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takim Çupovska–Ristova – Pavlin: bashkëpunimi i suksesshëm maqedono-slloven në mbrojtje forcon sigurinë e gjithë rajonit

Takim Çupovska–Ristova – Pavlin: bashkëpunimi i suksesshëm maqedono-slloven në mbrojtje forcon sigurinë e gjithë rajonit

Sot (16 shkurt), sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes, Elizabeta Çupovska–Ristova, u takua me sekretarin shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes të Sllovenisë, Boshtjan Pavlin, i cili po qëndron për vizitë në vend. Çupovska–Ristova dhe Pavlin biseduan për forcimin e bashkëpunimit aleat maqedono-slloven në fushat kyçe të mbrojtjes, si përmbushja e Objektivave të Aftësive të NATO-s, zhvillimi i industrisë ushtarake dhe aktivitetet për përshtatjen e sektorit të mbrojtjes me mjedisin e ndryshueshëm të sigurisë.

„Sllovenia është partner dhe aleat i dëshmuar e i besueshëm. Vitin e kaluar realizuam me sukses planin e bashkëpunimit bilateral, ndërsa këtë vit planifikojmë më shumë se 20 aktivitete të përbashkëta, përfshirë në fushën e menaxhimit të krizave dhe industrisë me destinim ushtarak. E vlerësojmë jashtëzakonisht gatishmërinë tuaj për transferimin e përvojës në proceset e prokurimit, e cila është ndihmë e madhe për ne, si dhe në rinovimin e dokumenteve strategjike në mbrojtje”, tha Çupovska-Ristova. Ajo shtoi se vendi mbetet i përkushtuar ndaj përmbushjes së Objektivave të Aftësive të NATO-s, duke forcuar sigurinë kombëtare dhe rajonale, si dhe mbrojtjen kolektive të Aleancës.

Jemi të bindur në potencialin për zhvillim të vazhdueshëm të bashkëpunimit tonë bilateral”, theksoi Çupovska-Ristova, duke shtuar se të dy vendet kontribuojnë me sukses në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit të NATO-s.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes të Sllovenisë, Pavlin, falënderoi për takimin dhe theksoi se në Slloveni kemi një partner, mik dhe aleat të sinqertë, i cili do të vazhdojë të na mbështesë në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve mbrojtëse. Lidhur me Planin e bashkëpunimit bilateral për vitin 2026, Pavlin tha se pas finalizimit dhe nënshkrimit të tij, bashkëpunimi mes dy vendeve do të marrë edhe më shumë dinamikë, duke dëshmuar se së bashku po ndërtojmë kapacitete për forcimin e sigurisë së qytetarëve tanë.

Bashkëpunimi maqedono-slloven në mbrojtje daton që nga viti 1994, kur u nënshkrua Marrëveshja Kornizë për bashkëpunim ndërmjet ministrive të mbrojtjes të të dy vendeve. Bashkëpunimi bilateral realizohet në disa fusha të mbrojtjes, përfshirë stërvitje dhe trajnime të përbashkëta, bisedime ekspertësh, bashkëpunim në fushën e mbrojtjes kundërajrore, logjistikës dhe prokurimeve publike, inteligjencës ushtarake, procesit planifikues të NATO-s, etj.

Accessibility Menu