Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot (12 shkurt) mori pjesë dhe mbajti fjalim në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut të Veriut të Aleancës në selinë e NATO-s në Bruksel, ku ishin të pranishëm ministrat e mbrojtjes të vendeve aleate.
Në fjalimin e tij, ministri Misajllovski u ndal te qëllimet, prioritetet dhe aktivitetet e ndërmarra nga Qeveria, Ministria e Mbrojtjes dhe Armata, në përputhje me marrëveshjet e arritura në samitin e fundit të NATO-s në Hagë, si dhe te uniteti i Aleancës, i cili sot është më i nevojshëm se kurrë për forcimin e konceptit të mbrojtjes dhe parandalimit.
„Edhe në kohë ndryshimesh globale gjeopolitike, nëse vazhdojmë të fokusohemi në atë që na ka shtyrë për dekada të tëra të synojmë me përkushtim anëtarësimin në NATO — nevojën për paqe, siguri dhe stabilitet si parakusht për prosperitet — si Aleancë mund të përballojmë çdo sfidë që na del përpara,” tha ministri. Ai shtoi se vendi ynë vazhdon të rrisë buxhetin për mbrojtje dhe mbetet maksimalisht i përkushtuar për modernizimin e Armatëa maqedonase.
„Për modernizim këtë vit janë ndarë mbi 32.5 për qind e buxhetit të mbrojtjes së Maqedonisë, që është shumë mbi nivelin e paraparë nga objektivat e NATO-s, përkatësisht ndarja e 20% të buxhetit të mbrojtjes për modernizim,” tha Misajllovski. Marrëveshjet tashmë të nënshkruara me disa vende aleate po finalizohen me sukses, ndërsa kemi edhe kontrata në vazhdim, të cilat, sipas ministrit, kontribuojnë në modernizimin dhe pajisjen e Armatës, forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe, rrjedhimisht, forcimin e mbrojtjes kolektive.
Misajlovski theksoi se paralelisht po investohet edhe në kapacitetet njerëzore, gjë që dëshmohet nga fakti se pjesëtarët e Grupit të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë janë të përgatitur shkëlqyeshëm për vlerësimin e NATO-s që pritet në prill të këtij viti.
Ministri shtoi se do të vazhdojmë të marrim pjesë aktive në misionet dhe operacionet e udhëhequra nga NATO dhe BE, si në kuadër të krahut lindor të Aleancës, ashtu edhe në kuadër të KFOR-it dhe ALTHEA-s, me një qëllim të vetëm: paqe, stabilitet, siguri dhe prosperitet për shtetet dhe qytetarët.
Gjatë takimit, ministri Misajllovski dha mbështetje të fuqishme për përpjekjet paqësore të SHBA-së për vendosjen e paqes në Ukrainë dhe në kontinentin evropian.
Pas përfundimit të takimit, ministri Misajlovski u nis për në Mynih, ku do të jetë pjesë e delegacionit maqedonas të udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e ardhshme të sigurisë, e cila do të mbahet nga 13 deri më 15 shkurt 2026.