EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Konsultime vjetore bilaterale me NATO-n, konfirmim i zhvillimit të vazhdueshëm të kapaciteteve mbrojtëse

Konsultime vjetore bilaterale me NATO-n, konfirmim i zhvillimit të vazhdueshëm të kapaciteteve mbrojtëse

Sot dhe nesër (05 dhe 06 mars), një ekip nga Ministria i udhëhequr nga sekretarja shtetërore Elizabeta Çupovska–Ristova dhe një ekip nga NATO i udhëhequr nga drejtori për planifikim mbrojtës në Aleancë, Karl Ford, do të zhvillojnë bisedimet e rregullta vjetore bilaterale në fushën e mbrojtjes.

Sekretarja shtetërore Çupovska–Ristova, në hapjen e konsultimeve bilaterale, theksoi se vendi është plotësisht i përkushtuar ndaj zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse dhe përmbushjes së Objektivave të Aftësive të NATO-s.

“Armata po pajiset sipas planeve, fakt që konfirmohet edhe përmes buxhetit të këtij viti për mbrojtjen, i cili është më i madhi deri më tani dhe arrin në 358 milionë euro. Nga buxheti i mbrojtjes, 32,5% i ndajmë për modernizim dhe pajisje, që është 10 milionë euro më shumë për këtë qëllim krahasuar me vitin e kaluar. Kjo tregon përkushtimin tonë në veprim”, tha Çupovska–Ristova.

Në kuadër të bisedimeve do të trajtohen disa tema kyçe në mbrojtje, përfshirë planet mbrojtëse, financat dhe burimet njerëzore. Bisedimet bilaterale në fushën e mbrojtjes me Aleancën realizohen në baza vjetore, në kuadër të procesit të planifikimit mbrojtës të NATO-s.

Accessibility Menu