EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Siljanovska-Davkova, Misajllovski dhe Lafçiski para Vitit të Ri me paqëruajtësit maqedonas dhe me familjet e tyre: jemi krenarë me Armatën tonë

Siljanovska-Davkova, Misajllovski dhe Lafçiski para Vitit të Ri me paqëruajtësit maqedonas dhe me familjet e tyre: jemi krenarë me Armatën tonë

Presidentja dhe komandanti suprem i Armatës, Gordana Siljanovska-Davkova, ministri i mbrojtjes Vllado Misajllovski dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, Sashko Lafçiski, sot (28 dhjetor) në kazermën „Strasho Pinxhur“ në Petrovec përmes video-lidhjes biseduan me paqëruajtësit maqedonas të angazhuar në operacione dhe në misionet paqësore jashtë vendit.

 

Në praninë e qindra anëtarëve të familjeve të paqëruajtësve, presidentja Gordana Sijanovska-Davkova theksoi se ndihet krenare për pjesëtarët e Armatës që janê pjesë e misioneve paqësore, por se është edhe më krenare për familjet dhe fëmijët e tyre.

„Me të vërtetë i falenderoj shumë ministrit të mbrojtjes, sepse kjo që ndodh këtu na bashkon me prindërit e tyre dhe mendoj se nuk ka më krenarë se sa ata që janë me prindërit e tyre në misione”, tha presidentja.

Siljanovska Davkova u sugjeroi paqëruajtësve që punën e tyre t’a kryejnë në mënyrë sa më profesionale dhe në mënyrë sa më të disciplinuar dhe të kthehen shëndosh e mirë.

„Jini në kontakt të vazhdueshëm me ne dhe me familjet tuaja dhe jini të sigurt se gjatë mungesës tuaj, ne do të kujdesemi për ta. Mendimet tona janë me ju. Atë që bëni ju është për çdo respekt. Përzemërsisht u dëshiroj një vit të ri sa më të mbarë, juve, fëmijëve dhe familjeve tuaja”, tha presidentja.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Lafçiski tha se në këtë ngjarje tradicionale, familjet e paqëruajtësve kanë mundësi të shohin se si Armata kujdeset për paqëruajtësit e saj.

Përmes video lidhjes folën edhe përfaqësuesit e Armatës maqedonase që janë me detyrë në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, në operacionin e BE-së në Bosnje e Hercegovinë, ALTEA, në misionin e OKB-së në Liban, UNIFIL, dhe në kuadër të forcave shumëkombëshe të NATO-s në Bullgari dhe Rumani.

Pas shoqërimit joformal të familjeve të paqëruajtësve me presidenten Siljanovska-Davkova, ministrin Misajllovski dhe gjeneralin Lafçiski, fëmijëve iu dhuruan pako për Vitin e Ri.

Aktiviteti para Vitit të Ri u rrumbullaksua me ardhjen tradicionale të Baba Gjyshit të Vitit të Ri me helikopter me ç’rast ndau pako të Vitit të Ri për fëmijët e pjesëtarëve të Armatës dhe për fëmijët e të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes

Accessibility Menu