EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Reforma për ushtarët profesionistë që mbushin 45 vjet tashmë po jep rezultatet e para pozitive

Reforma për ushtarët profesionistë që mbushin 45 vjet tashmë po jep rezultatet e para pozitive

Reforma në mbrojtje tashmë po jep rezultatet e para pozitive, duke sjellë siguri dhe zgjidhje të përhershme për ushtarët tanë profesionistë. Sot, në Ministrinë e Mbrojtjes u nënshkruan kontrata pune me ushtarët profesionistë që mbushin 45 vjet, për punësimin e tyre si personel civil në Ministri, statusi i të cilëve do të transformohet në personel civil në Armatën maqedonase.

Nënshkrimi i sotëm i kontratave është pikërisht rezultat i reformës, nga e cila ushtarët profesionistë më parë nuk kishin mundësi të përfitonin. Ushtarët që sot nënshkruan kontratat e punësimit me kohë të pacaktuar, më parë kishin planifikuar të largoheshin nga shërbimi duke marrë kompensim financiar (pagesë për largim nga shërbimi). Në vend që të largohen nga shërbimi, ata pas moshës 45-vjeçare do të vazhdojnë të punojnë si personel civil deri në pensionimin e tyre.

 

Kjo reformë thelbësore, e cila është rezultat i punës së përbashkët me përfaqësuesit e organizatave sindikale dhe Shtabin e Përgjithshëm, pas disa dekadash i jep fund pasigurisë dhe u hap ushtarëve profesionistë një mundësi të re, shtesë – transformimin e statusit të punësimit nga kohë e caktuar në kohë të pacaktuar. Njëkohësisht, mundësitë e deritanishme ligjore, si kompensimi financiar për largim nga shërbimi në vlerë prej dy pagave mesatare në vend për çdo vit të kaluar në Armatë, si dhe transferimi në organet e pushtetit shtetëror dhe lokal, vazhdojnë të mbeten në fuqi për ata që do t'i zgjedhin këto mundësi.

Qëndrimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm është unanim: nuk ka personel më të mirë, më me përvojë dhe më të trajnuar për kryerjen e detyrave sesa njerëzit që e kanë kaluar jetën e tyre të punës në Armatë. Ushtarët profesionistë janë një nga shtyllat e sigurisë sonë dhe kjo është mënyra e duhur që shteti t'ua shpërblejë kontributin e tyre.

Accessibility Menu