EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takim lamtumire i ministrit Misajllovski dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, Lafçiski, me ambasadoren e SHBA-së, Angela Aggeler

Takim lamtumire i ministrit Misajllovski dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, Lafçiski, me ambasadoren e SHBA-së, Angela Aggeler

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, sot në Ministrinë e Mbrojtjes, së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, realizuan një takim lamtumire me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler, ku mori pjesë edhe atasheu i mbrojtjes, Daniel Squares.

Gjatë takimit, ministri Misajllovski theksoi se bashkëpunimi me ambasadoren Aggeler dhe Ambasadën e SHBA-së gjatë kësaj periudhe ka qenë në nivel të shkëlqyer, falë të cilit partneriteti strategjik mes dy vendeve tona është avancuar vazhdimisht. Me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadores Aggeler, Misajllovski shprehu mirënjohje për mbështetjen e saj profesionale, përkushtimin e sinqertë dhe angazhimin personal që kontribuan në thellimin e mirëkuptimit dhe miqësisë sonë të ndërsjellë dhe i dhanë impuls shtesë ndërtimit të këtij partneriteti të rëndësishëm, duke i uruar sukses dhe përmbushje personale në karrierën e saj të mëtejshme.

Misajllovski shtoi se roli dhe mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së janë të një rëndësie të veçantë për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, të cilat janë shtylla e paqes dhe sigurisë së shtetit, por edhe të rajonit më të gjerë, duke përbërë një përfitim shtesë për imazhin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Armatës maqedonase në kuadër të Aleancës së NATO-s dhe më gjerë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Lafçiski, shprehu falënderim të sinqertë ndaj ambasadores Aggeler, duke theksuar se një pjesë e konsiderueshme e objektivave të përcaktuara në bashkëpunimin dypalësh në fushën e mbrojtjes janë realizuar me sukses gjatë mandatit të saj. Gjenerali po ashtu vuri në dukje bashkëpunimin e shkëlqyer mes Armatës dhe Forcave të Armatosura të SHBA-së, i cili realizohet përmes programeve të shumta mbështetëse në fusha të ndryshme të mbrojtjes, duke kontribuar në forcimin e ndërveprueshmërisë ndërmjet dy ushtrive.

„Një nga dhuratat më të mëdha në jetë është kur ke mundësinë të punosh me njerëz që jo vetëm i pëlqen, por edhe i respekton sinqerisht dhe nga të cilët mëson. Dua të theksoj se me ministrin Misajllovski, shefin Lafçiski dhe me të gjithë bashkëpunëtorët tuaj patëm mundësinë të punojmë së bashku në çështje që janë me peshë, çështje që kanë rëndësi për NATO-n dhe për rajonin, dhe ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen gjatë mandatit tim”, theksoi ambasadorja Aggeler.

Accessibility Menu