EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mundësi e shkëlqyer për të rinjtë – është shpallur Konkursi për regjistrimin e studentëve/kadetëve në Akademinë Ushtarake

Mundësi e shkëlqyer për të rinjtë – është shpallur Konkursi për regjistrimin e studentëve/kadetëve në Akademinë Ushtarake

Akademia Ushtarake Akademia Ushtarake „Gjeneral Mihailo Apostolski“ ka shpallur Konkursin për regjistrimin e studentëve/kadetëve për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe të studentëve për nevojat e menaxhimit të krizave, mbrojtjes dhe shpëtimit në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2026/2027.

Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje të gjithë të rinjve që dëshirojnë ta vazhdojnë arsimin dhe karrierën e tyre profesionale si oficerë të ardhshëm në kuadër të Armatës së Maqedonisë së Veriut dhe që i plotësojnë kushtet e përcaktuara në konkurs, ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë.

Në konkurs mund të aplikojnë kandidatët që janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kanë përfunduar arsimin e mesëm katërvjeçar, nuk janë më të vjetër se 21 vjeç në ditën e aplikimit dhe dorëzimit të dokumenteve, janë të aftë psikofizikisht (vlerësimi bëhet nga komisioni ushtarako-mjekësor).

Informata më të detajuara mund të gjenden në faqen zyrtare të Akademisë Ushtarake në linkun në vijim: https://ma.edu.mk/announcements-competitions/260527-konkurs-za-zapishuvane-studentipitomci-za-potrebite-na

Accessibility Menu