EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Shënohet Dita e Sigurisë dhe Inteligjencës Ushtarake

Shënohet Dita e Sigurisë dhe Inteligjencës Ushtarake

Sot në Teatrin Popullor të Maqedonisë u shënua me një ceremoni solemne Dita e Sigurisë dhe Inteligjencës Ushtarake, ku morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes Admir Shabani, shefi i Shtatmadhorisë gjeneralmajor Sashko Lafçiski, përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe gjeneralë të Armatës, si dhe përfaqësues të Agjencisë së Inteligjencës, Agjencisë për Siguri Kombëtare, Agjencisë Operative-Teknike të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe trupit diplomatik ushtarak.

Në ceremoninë e sotme, zëvendësministri Shabani, duke uruar Ditën, theksoi rolin e rëndësishëm të punonjësve të këtij sektori, të cilët përfaqësojnë një shtyllë të rëndësishme në mbrojtjen e interesave shtetërore dhe stabilitetit të vendit në kohë sfidash komplekse, për shkak të gatishmërisë, analizës dhe aftësisë së tyre për të identifikuar në kohë rreziqet.

„Jetojmë në një kohë kur kërcënimet janë gjithnjë e më pak të dukshme, por gjithnjë e më komplekse. Dezinformatat, sulmet kibernetike, kërcënimet hibride dhe rreziqet e sigurisë që zhvillohen me shpejtësinë e teknologjisë kërkojnë institucione moderne, të përgatitura dhe rezistente. Prandaj, një sistem i fortë dhe profesional i sigurisë dhe inteligjencës nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri”, theksoi Shabani, duke shtuar se ata kanë mbështetjen dhe respektin e tij të plotë për gjithçka që kontribuojnë çdo ditë në realizimin e misionit.

 

Drejtori i Drejtoratit për Siguri dhe Inteligjencë në Mbrojtje, Igor Jankullovski, në fjalimin e tij para të pranishmëve theksoi se gjatë 82 viteve të fundit nga fillimet e veprimtarisë ushtarake të inteligjencës dhe kundërzbulimit, si dhe 34 viteve të ekzistencës së shërbimit ushtarak të sigurisë dhe inteligjencës, vazhdimisht janë ndërtuar kapacitete për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë. Duke shprehur mirënjohje për ministrin e Mbrojtjes Vllado Misajllovski për mbështetjen, besimin dhe krijimin e kushteve më të mira për punë, ai theksoi se “me përpjekje të përbashkëta po tregojmë se institucioni ka kapacitet, njohuri dhe forcë për t’u përballur me sfidat më komplekse të sigurisë. Kjo nuk është rezultat i individëve, por i punës së përbashkët, besimit dhe qëllimit të përbashkët për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe interesave të shtetit dhe qytetarëve. “

Accessibility Menu