Sot (15 dhjetor) në Shtëpinë e Arnatës në Shkup, ministri i mbrojtjes Vllado Misajllovski zhvilloi takim me familjet e mbrojtësve të vrarë dje me përfaqësuesit e Shoqatës së Familjarëve të Përfaqësuesve të Vrarë të Forcave të Sigurisë së Maqedonisë „Heronjtë e Maqedonisë 2001-2015“.
Gjatë takimit, në të cilin u diskutua rreth çështjeve tejet të rëndësishme për familjet e mbrojtësve të vrarë, ministri Misajllovski theksoi se kujdesi për familjet e mbrojtësve do të vazhdojë dhe se me bashkëpunim të përbashkët me shoqatën „Heronjtë e Maqedonisë 2001-2015“ dinjitetshëm do të ruhet kujtimi për heronjtë maqedonase.
„Dijeni se ju respektoj me gjithë zemër të gjithë juve, atë që heronjtë maqedonas kanë lënë për Maqedoninë gjithmonë duhet të mbetet në zemrat tona “ tha Misjallovski dhe shtoi se në kuadër të mundësive ligjore, personalisht do të angazhohet për mbështetje dhe ndihmë ndaj secilës familje.
Kryetari i shoqatës „Heronjtë e Maqedonisë“, Vllado Stojanovski, u falenderua për organizimin e ngjarjes në të cilën u diskutua hapur rreth sfidave me të cilat çdo ditë ballafaqohen familjet, e me këtë nderohen mbrotjësit.