EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri Misajllovski në takim me admiralin Uikof: Jemi të përkushtuar për forcimin e sigurisë rajonale dhe kolektive

Ministri Misajllovski në takim me admiralin Uikof: Jemi të përkushtuar për forcimin e sigurisë rajonale dhe kolektive

Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, sot (21 maj) u takua me komandantin e Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate të NATO-s në Napoli, admiralin Xhorxh Uikof, i cili po zhvillon vizitën e tij të parë zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatë.

Gjatë takimit, ministri Misajllovski e falënderoi Komandën Aleate të Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli për mbështetjen ndaj kontingjenteve maqedonase në misionin KFOR në Kosovë dhe forcave shumëkombëshe në krahun lindor të Aleancës, duke theksuar se vendi është aleat i besueshëm dhe kontribuues aktiv në forcimin e sigurisë së NATO-s.

“Jemi të përkushtuar për forcimin e sigurisë rajonale, si dhe të sigurisë kolektive të Aleancës. Dëshmi për këtë është kontributi i vazhdueshëm i ushtarëve maqedonas në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe në forcat shumëkombëshe të Aleancës në krahun lindor”, tha ministri.

Ministri u ndal edhe te mobiliteti ushtarak, duke theksuar se shteti po investon në zhvillimin e Korridorit 8, si një korridor kyç që lidh Detin e Zi me Detin Adriatik.

Në takimin me gjeneralin Lafçiski u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në rajon, arritjen e objektivave të kapaciteteve të NATO-s, mundësitë për realizimin e aktiviteteve stërvitore në territorin maqedonas, si dhe përmirësimin e interoperabilitetit dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit brenda Aleancës.

Në kuadër të vizitës, admirali Uikof do të pritet edhe nga presidentja dhe komandantja supreme e Forcave të Armatosura, Gordana Siljanovska-Davkova.

Accessibility Menu