EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Zëvendësministri i ri i Mbrojtjes, Admir Shabani, mori detyrën

Zëvendësministri i ri i Mbrojtjes, Admir Shabani, mori detyrën

Sot në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri Vllado Misajllovski i uroi mirëseardhje zëvendësministrit të ri të Mbrojtjes, Admir Shabani, i cili nga sot merr këtë detyrë.

Në takimin e parë të punës të mbajtur sot, ministri Misajllovski i uroi punë të suksesshme dhe shumë sukses në ushtrimin e këtij funksioni të përgjegjshëm. Në takim u bisedua për prioritetet në periudhën e ardhshme dhe për përkushtimin e përbashkët drejt avancimit të sistemit të mbrojtjes dhe zhvillimit të Armatës.

“Me punë të përbashkët, koordinim dhe bashkëpunim intensiv do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe për përmbushjen e obligimeve tona ndaj shtetit dhe qytetarëve”, tha Misajllovski.

Accessibility Menu