EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Misajllovski gjatë vizitës së sotme në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip – Po tregojmë se kujdesemi plotësisht për një infrastrukturë të re moderne

Misajllovski gjatë vizitës së sotme në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip – Po tregojmë se kujdesemi plotësisht për një infrastrukturë të re moderne

„Sot mund të shohim një objekt plotësisht të përfunduar, por edhe një objekt tjetër që është rreth 70% i përfunduar dhe pres që brenda muajit të ardhshëm të përfundojë plotësisht… këto janë vetëm disa nga objektet që po i rikonstruktojmë”, tha ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski gjatë vizitës së sotme në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip dhe gjatë inspektimit të aktiviteteve ndërtimore që po realizohen aktualisht në këtë kazermë.

Ministri Misajllovski shtoi se këtë vit planifikohen shtatëmbëdhjetë projekte të reja dhe se aktualisht kanë filluar projekte për rikonstruksionin e objekteve të rëndësishme për Armatën. Ndërkohë po përgatiten projekte edhe për Shtëpinë e Armatës, për hotelin “Shar” në Kodrën e Diellit, si dhe për Hotelin Ushtarak “Ilinden”. Misajllovski theksoi se paralelisht po punohet edhe në projektimin për ndërtimin e kapaciteteve të reja për nevojat e Armatës dhe të Akademisë Ushtarake.

Misajlovski theksoi se me këtë tregohet përkujdesje për një infrastrukturë të re dhe moderne, por njëkohësisht dhe paralelisht po investohet në modernizim, pajisje dhe kapacitete njerëzore. Ai shtoi se e gjithë kjo është e mundur sepse “ky nuk është projekt i ministrit, ky është projekt i njerëzve të përkushtuar që punojnë në Ministri dhe në Armatë“.

Accessibility Menu