EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Misajllovski: Me bashkëpunim dhe mbështetje të ndërsjellë mund të kontribuojmë për një rajon të sigurt, të qëndrueshëm dhe të mbrojtur

Misajllovski: Me bashkëpunim dhe mbështetje të ndërsjellë mund të kontribuojmë për një rajon të sigurt, të qëndrueshëm dhe të mbrojtur

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot (20 nëntor) mbajti fjalim në promovimin e platformës rajonale për bashkëpunim mes shoqërive kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe të vendeve të rajonit, ku theksoi se “humanizmi dhe njerëzillëku janë udhërrëfyesit tanë drejt një shoqërie më të sigurt dhe qytetarëve më të mbrojtur”.

“Vetëm me bashkëpunim dhe mbështetje të ndërsjellë mund të kontribuojmë për një rajon të sigurt, të qëndrueshëm dhe të mbrojtur, si dhe në realizimin e qëllimeve të përbashkëta, rritjen dhe zhvillimin e shteteve”, theksoi ministri.

Misajllovski shtoi se gjendjet gjithnjë e më të shpeshta krizash dhe fatkeqësitë natyrore i tejkalojnë kufijtë kombëtarë dhe kanë pasoja rajonale, prandaj është me rëndësi të jashtëzakonshme nevoja për koordinim rajonal, partneritet dhe përgjigje të përbashkët.

“Të gjithë ne, si institucione, si individë, jemi aq të fortë sa mund t’u ndihmojmë qytetarëve gjatë fatkeqësive natyrore dhe aksidenteve të tjera. Pikërisht për këtë arsye çdo bashkëpunim me fqinjët, por edhe me vendet e tjera partnere dhe aleate, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për përmirësimin e vazhdueshëm të mekanizmave të parandalimit, paralajmërimit të hershëm dhe menaxhimit të krizave”, tha ai dhe edhe një herë shprehu falënderim në emër të Qeverisë dhe qytetarëve maqedonas ndaj të gjitha vendeve që gjatë këtyre viteve ishin pranë nesh si në tejkalimin e pasojave, ashtu edhe në ndërtimin e kapaciteteve për parandalim dhe reagim.

Misajllovski në fjalimin e tij theksoi se ndihet krenar për pjesëtarët e Armatës, por edhe për të gjithë faktorët e tjerë, përfshirë Kryqin e Kuq, të cilët me kontributin e tyre personal japin shembull të vërtetë se si duhet vendi, me përkushtim dhe integritet maksimal në shërbim të qytetarëve.

Në eventin ku morën pjesë përfaqësues nga rajoni, nga bashkësia akademike, nga Armata dhe nga institucionet e tjera, Misajllovski përfundoi duke thënë se vetëm në këtë mënyrë, duke ndërtuar ura bashkëpunimi, do ta forcojmë edhe më tej sistemin e gatishmërisë dhe reagimit të shpejtë.

Accessibility Menu