EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Misajllovski nga kazerma e Tetovës: Përmirësimi i kushteve të punës për çdo pjesëtar është prioritet i Ministrisë dhe i Armatës

Misajllovski nga kazerma e Tetovës: Përmirësimi i kushteve të punës për çdo pjesëtar është prioritet i Ministrisë dhe i Armatës


Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, sot i vizituan pjesëtarët e Batalionit të 3-të të këmbësorisë në kazermën “Kuzman Josifovski – Pitu” në Tetovë.

 

Gjatë vizitës, komandanti i ri i Batalionit të 3-të të këmbësorisë, nënkolonel Mile Stanoevski, mbajti një brifing për angazhimin e pjesëtarëve të këtij batalioni në misionet ALTHEA, KFOR, si dhe në forcat shumëkombëshe të NATO-s në Rumani dhe Bullgari. Nënkoloneli Stanoevski gjithashtu informoi për kontributin e pjesëtarëve të batalionit në mbështetje të Ministrisë së Punëve të Brendshme për sigurimin e kufirit jugor dhe në parandalimin e kërcënimeve të sigurisë si dhe forcimin e sigurisë në Institucionin Ndëshkues-Korrektues – Idrizovë.

Gjatë vizitës, ministri Misajllovski inspektoi edhe një pjesë të objekteve për të cilat është paraparë rikonstruksion, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës për pjesëtarët e Armatës.

Ministri Misajllovski theksoi gjatë vizitës se kujdesi për çdo pjesëtar të Armatës është prioritet për Ministrinë, veçanërisht ofrimi i kushteve të përshtatshme të punës, sepse secili prej tyre jep një kontribut të rëndësishëm për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve.

Accessibility Menu