Gjatë vizitës, komandanti i PA Krivollak, nënkoloneli Goran Kimov, informoi për terrenin më të madh stërvitor të Armatës maqedonase, kapacitetet e tij dhe mundësitë që ofron në drejtim të forcimit të kapaciteteve mbrojtëse.
Me atë rast u theksua mbështetja e madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila kontribuoi në zhvillimin e fuqishëm të PA Krivollak, ku pjesëtarët maqedonas dhe një numër i madh i pjesëtarëve nga vendet tjera aleate kanë mundësi të zhvillojnë ndërveprueshmërinë ndërmjet Armatave, përmes kryerjes së llojeve të shumta të aktiviteteve stërvitore.
Pas konferencës, të dy delegacionet shprehën kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin dhe në të njëjtën kohë shprehën gatishmërinë dhe dëshirën për ta rritur atë, duke përfshirë edhe ndërtimin e një poligoni edhe më modern dhe funksional.
Ngjarja u përmbyll me një vizitë në poligonin e qitjes Krivollak.