EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Misajllovski – Najt: e vazhdojmë forcimin e partneritetit tonë strategjik

Misajllovski – Najt: e vazhdojmë forcimin e partneritetit tonë strategjik

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot (9 dhjetor) realizoi takim me komandantin e Gardës Kombëtare të Vermontit, gjeneralmajor GregorIy Najt, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në vendin tonë me rastin e përfundimit të mandatit të tij. Në takim morën pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Sashko Lafçiski dhe ambasadorja e SHBA-ve, Angela Aggeler.

Misajllovski shprehu mirënjohje për angazhimin e deritanishëm dhe kontributin personal të gjeneralit Najt dhe u ndal te bashkëpunimi dhe partneriteti i deritanishëm tridekadëshe ndërmjet Armatës së Maqedonisë dhe Gardës Kombëtare të Vermontit.

„Bashkë e kemi avancuar ndërveprueshmërinë, programet e trajnimit dhe gatishmërinë, të cilat janë elementet kyçe të përkushtimit tonë të përbashkët ndaj paqes dhe sigurisë. Ishte privilegj të punoja me ju”, tha Misajllovski dhe shtoi se nën udhëheqjen e gjeneralit Najt “bashkëpunimi mes Gardës Kombëtare të Vermontit dhe Armatës sonë, përmes të cilit realizuam aktivitete luftarake, pjesëmarrje të përbashkëta në operacione paqeruajtëse, ushtrime të përbashkëta, trajnim dhe edukim të pjesëtarëve të të dyja ushtrive, jo vetëm që vazhdoi – por u bë më i fortë, më i thellë dhe më i rëndësishëm.“

Gjenerali Lafçiski e falënderoi gjeneralin Najt për bashkëpunimin shumëvjeçar, duke theksuar se ai është “një nga të paktët që ka dhënë mbështetje për të gjitha njësitë e Armatës, dhe puna juaj është e njohur dhe e vlerësuar shumë nga ne.” Për më tepër, gjenerali Lafçiski potencoi bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për përmirësimin e tij të mëtejshëm, veçanërisht në zhvillimin e poligonit ushtarak “Krivollak”, trajnimin e përbashkët të personelit të Armatës me Gardën Kombëtare të Vermontit dhe pjesëmarrjen në stërvitje ndërkombëtare.

Gjenerali Najt theksoi se për të ky partneritet paraqet “një përvojë me të vërtetë të jashtëzakonshme”, duke shtuar se progresi, arritjet e përbashkëta dhe profesionalizmi i treguar ndër vite “janë me të vërtetë mbresëlënëse dhe të vlefshme për t’u çmuar.” Ai shprehu mirënjohje për mikpritjen, kolegialitetin dhe miqësinë mes Armatës dhe Gardës Kombëtare të Vermontit.

Vizita e komandantit të Gardës Kombëtare të Vermontit në Ministrinë e Mbrojtjes përfundoi me shkëmbim të ndërsjellë të dhuratave me ministrin dhe shefin e Shtabit, si dhe me dekorimin e gjeneralit Lafçiski me Medaljen për Shërbim të Spikatur të Gardës Kombëtare të Vermontit, një dekoratë që u jepet personave që kanë dhënë mbështetje të jashtëzakonshme për Programin Amerikan të Partneritetit Shtetëror.

Accessibility Menu